top of page

NËNAT TONA...


NËNAT TONA...


Ah nënat tona

Që s'i lind më nëna

S'është gjë shqiponja

Nga to lindi ëndrra.


Që s'i bën më nëna

Ah nënat tona

I ka marrë kënga

Burimi, buronja.


Nënat tona, ah

Që nëna s'i bën

Do ngrihen në gju

Qofshin dhe pa këmbë...


Eh nënat tona

Shqipe dhe shqiponja

Që s'i bën më nëna

Sepse kanë dy zemra.


Se mbajné për vete

Gjithçka e dhurojnë

Ato jané deti

Me malet guxojnë...


Nënat tons, nëna

Té zonjat e djepit

Që nuk i nxë kënga

Që nuk i merr deti...


Nënë e Skënderbeut

Ismail Qemalit

Njëri tundi dheun

Tjetri tundi malin.


Nënë e Nënë Terezés

E shote Galicës

Sevasti Qirjazit

Nënë e Margaritës.


Gjithë nënat tons

Ato ishin prushi

Ato ishin qielli

Me ajër na mbushin.


Néna té Vasilit

Dhe të Vojo Kushit

Të bacë Bajramit

Dhe të Gogo Nushit.


Nëna e Fan Nolit

Dhe e Kadaresé

Nënë e Dritëroit

Shpresa përmbi shpresë.


Ah nënat tona

Që s'i bën më nëna

burrat kanë një

Nga to lindi zemra...

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page