top of page

Në "telashe" më fut syri



(cikël me poezi)


Nga Përparim Hysi


1.Një vegim Një vegim i mrekullueshëm që vjen nga"hiçi" Papritur,për një çast,më bën të lumtur. Pegasi i fantazisë sot nga ti më nisi Dhe u malla,dhe u çmalla me ty,moj e bukur! Pjella e fantazisë sime nuk qe krejt e kotë Se,sa zbrita nga PEGASI, u bëra zog me flatra. Ato çaste të lumtura nuk i harroj dot, Kur bashkë me ty zumë retë e bardha. Natyrisht, ti si çdo tjetër,ke një emër Dhe ky emri yt më erdh si vegim Këtë emër si thesar e ruaj në timen zemër Se ti je si balsam për shpirtin tim.


2.Një palë sy

Një palë sy mua m'u ngulën (Kjo ka ndodhur,eh ,sa kohë!) Gati zemrën mua ma shkulën Se më dhëmbi,bëra"oh!" Ndieva dhimbje unë atëherë Qeshë djalosh,tringo i ri I kërkoj ata përherë Se i dua përsëri.

Dhe i dua përsëri Që t'më ikë dhimbja mua Se tani jam pleqëri Edhe më nuk bëj si dua.


3.Në"telashe" më fut syri Në"telashe" më fut syri, Nuk më njeh fare për zot! Kapërcen çdo lloj kufiri, Dua ta ndalë, s'e ndaloj dot. Bredh azat,si i uritur Dhe nuk ka fare turp As që pyet që jam kokëthinjur? Turpin seç e ha me bukë. Ja,tek shkon pas një syri Edhe seç i flet në vesh Sy,or sy, mendja s'të hyri Ma çon buzën vesh më vesh

Pa shikoje,se si është? ( mu tek veshi im flet!!!) Mua ma bën mendja "fësht" Kam një sy që është"sherret".


4.Ç'është ky uragan paniku? Ç'është ky uragan paniku që më ka pushtuar? Këtë gjendje paniku kam kohë që s'e kam Është pak si e pamoralshme,se jam i dashuruar Në këtë moshën time,kur 80-vjeçar jam. Është një lloj lemerie që me moshën nuk shkon SE veç i moshuar,por kam edhe "cipë" Veç kush dashuron mua më kupton Se dashuria nuk pranon logjikë. Lind si vetvetiu dhe fare pa kuptuar Ja,sikur bie një grip dhe,patjetër,të zë. Dashuria të mundonë më shumë kur je i moshuar Dhe ca më shumë mrolesh,kur dashuria të lë.


5.Nuk di Nuk e di,në vargu im ju pëlqen? Por unë në shkrime jam transparent Asgjë nuk shpik,të vërteta them Në shkrime ka krejt një realitet. Epo,paksa, vargjet i limoj Siç bën kushdo që shkruan vargje Ka gjëra që,paksa, i zbukuroj Dhe kështu mbush plot një"magje". "Magjen" e mbush me brumë të mirë Brumë me miell nga grurë kuturli Në vargje është shpirti dhe imja fytyrë Se shpirtin vë në të miat poezi.

Tiranë,8 gusht 2022

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page