
NË PRUSH TË FJALËS
Nga filxhan i kafese fjolla të bardha,
mbushur plot aromë dhe ngrohtësi,
kafe e zier në prush të nxehtë të fjalës,
sa hije ka kuvendi n' konak të "Fjalës lirë"!
Faleminderit zot i këtij konaku madhështor,
derën e konakut mban hapur me bujari,
qofsh kahera simbol kuvendi burrëror,
aty ku gatuhet e merr udhë "Fjala e Lirë".
