top of page

NË PRILL E NË MAJ


Vullnet Mato

NË PRILL E NË MAJ O, të dua shumë, gjatë gjithë vitit, moj e mira ime, që të kam, laj-thaj, por të lutem, me tërë zjarrin e shpirtit, në prill e në maj, nga unë mos u ndaj! Mund të shkosh kudo të shëtisësh, nga Japonia, deri në ishujt Havaj, por lër vizitat, nëpër njerëzit e fisit, në prill e në maj, nga unë mos u ndaj! Të dua të lirë, më tepër se çdo femër, madje flatrat e mia, të jap për berihaj, të fluturosh ku të do e bardha zemër, veç në prill e në maj, nga unë mos u ndaj! Nuk të vë kushte, moj e mira ime, përkundrazi, si lule shpirti do të mbaj, të fal gjithë muajt e tjerë, të çdo stine, veç në prill e në maj, nga unë mos u ndaj! Se ka nevojë palca e eshtrave të mia, lulëzimin pranveror, me ty ta ndaj, mos më lër, të mykem nga vetmia, veç në prill e në maj, nga unë mos u ndaj!... Në qershor e korrik, ku të duash, ik, dyshekun, me asnjë tjetër nuk e ndaj, shko me shoqe në çdo udhëtim turistik, veç në prill e në maj, nga unë mos u ndaj!..

Po të jemi bashkë, çdo pranverë të vitit,

ti bëhesh kështjella, unë bëhem pashai,

e s’ka furtunë që na shuan zjarrin e shpirtit,

prandaj në prill e në maj nga unë mos u ndaj!

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page