top of page

NË NDERIM TË NJĒ FIGURE TĒ SHQUAR


Ferit Rama

NË NDERIM TË NJĒ FIGURE TĒ SHQUAR TË ARSIMIT SHQIPTAR, VASIL KAMAMIT, NË 100 - VJETORIN E LINDJES

Nuk mund të flitet për shkollën e mesme pedagogjike "L. Gurakuqi" dhe më pas pēr ILP ( sot universiteti "A. Xhuvani" ) nē Elbasan, pa përmendur dhe vlerësuar figurën e Vasil Kamamit, institucione që i drejtoi me devotshmëri e përkushtim për njē kohē të gjatë. Te ky njeri qenë bashkuar mrekullisht cilësitë e rralla të njē drejtuesi: disiplina e hekurt, aftësia profesionale dhe dashuria e respekti pēr vartësit, nxënësit e studentët. E quaj veten fatlum që kam patur fatin të jem nxënës e student i këtyre dy institucionrve që drejtonte Vasil Kamami. I rreptë, shumë i rreptë ishte drejtor Vasili, sidomos me vartësit e pastaj me nxënësit e studentët. Më ka mbetur në kujtesë rasti i një mësuesi të Pedagogjikes, në një ditë me shi, kur, me biçikletën e tij, la një vazhdë uji nëpër sallon. Ta shihnit sa u mërzit e sa ashpër i foli. Si konviktor që isha, në fillim të vitit të parë, më merrte malli për shtëpinë dhe familjen në fshat. M'u mbush mendja e një ditë tē shtunë ika pa leje. Kur u ktheva, drejtori më urdhëroi të mos futesha nē mësim pa sjellë prindin. U ktheva sërish në fshat e mora me vete tim gjysh. Njē herë të vetme e mbaj mend drejtorin të na jepte mësim, më duket se në lëndën e pedagogjisë a, mbase, të psikologjisë, kur zëvendësoi mësuesin që mungonte. Kishte zë të ëmbēl Vasili e, me ilustrimet e tij nga letërsia, e bënte më tërheqës mësimin e të impononte ta dëgjoje me vëmendje. "Pushkinit, - tha ndër tëtjera, - i pëlqente vjeshta." Vasil Kamami kishte një kujtesë të çuditshme e për ta patur zili. I njihte deri në hollësi dhe emër për emër nxënësit dhe studentët e tij. I ndiqte me dashuri e përkushtim edhe pasi kishin futur dikpomën në xhep, sidomos ata që kishin ndonjë dhunti të veçantë. Një ditë , një nga shokët e klasës nē Pedagogjike më thotë se më kërkon drejtori. Kur iu paraqita Vasilit, pashē se po më priste me një zarf në dorë. "Mor Ferit, - mê thotë, - po dërgojua njëherë poezitë e tua organeve të shtypit për fēmijë, se ky organi i Lidhjes së Shkrimtarëve t'i ka kthyer me vërejtje." Më duket se m'i kishte kthyer revista "Nëntori". Po unë sërish atje i dërgoja, se i kisha poezi për të rriturit. Ca ditë më pas, " u bëra me fletë", se arrita të botoj një poezi te "Nëntori". Pasi kishim përfunduar vitin e fundit të Pedagogjikes dhe qemë diplomuar, shkuam në Jonufër të Vlorës, në aksion për ndërtimin e taracave të bregdetit. Një ditë mē vjen një zarf nga Elbasani. Mbi të shkruhej: "Shokut Ferit Rama / Jonufër / Vlorë." Pasi hap letrën, lexoj: " I dahur Ferit! Po të dërgoj disa poezi që ke dërguar për shtyp. Dy prej tyre ( në fakt katër - F.R. ) janē botuar në librin "Këngët e para", që do të dalë së shpejti. Shumë të fala Vasil Kamami. El. 25 / Vl / 67." Pas disa ditësh erdhi edhe vetë në Jonufër. Edhe sot e kësaj dite e ruaj atë letër si një nga gjërat më të çmuara. Faleminderit, mësuesi im, që, ashtu si shumë të tjerë, mē ke ndjekur edhe mua me interesim e dashuri prej babai! Faleminderit!



13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page