top of page

NË MORE


Vladimir Muça

NË MORE (Peloponez)

" Moj e bukura More Ku të lamë e ku na le" Gjithçk këtu Është vetja ime, Trung i ullirit me mua ngjan; Hapur degët si gjenezë e fisit Gjer në Selaminë, anë më anë. Çdo kafshë kur rënkon Nxjerr tingujt e zërit tim, Mes një bote magjepsur si qiejt, Në Dodonën ilirike gjer në amëshim; Në një botë të vërtetë. Kudo ku të rrëmijsh dheun Të vdekurit me mua ngjajnë Nër epoka, në të lashtat ngjarje, Mes trulltarëve pasardhës në këto anë, Kronikave të shtirur profane. Gjithçka këtu Me vehten time më ngjan, Përngjasim mes kohrave i arsyeshëm, Me rrënjët thellë në tokë Ku flejnë Etërit ilirë, Nga ardhacaket krejt të ndryshëm. 2000-Majë 2020


LISAT Era fryn,çdo gjë rreh me furi, Nër thika ftohtesie ther degët pa mëshirë; Si anijet tund lisat mes detit të stuhisë, Gjethe e degë shkëput me pahirë.

Lisat tunden,lakohen hark shigjete, Majat puthin tokën e rrënjëve të forta, Prap thikohen me dëshirë jete, Tunden,harkohen,ngrihen, drejtohen.

Në këtë furi kush u jep fuqi? Poshtë nën dhe,lidhur mirë Degë e trung s'len me u thy! Rrënjët nga stuhitë s'kërkojn mëshirë. 1973


BISEDË ME MBRETËRESHËN TEUTË Në diellin magjik Ilir, Përtej tunikës, Gjer në fundin e detit Jon, Më rri në parvazin historik, E vlefshme si skaf shenjtorë, Si pamje ngadhnjyese Nefriti, ADN e harruar në delirin historik, Heraldikë Ilire para Krishti.

Fosilizuar në kujtesën e Kombit, Nën ndryshkun bizantin të shekujve, Në psiqikën historiane të globit, Jetove në zemra, Mes Mitëve. - Duke lexuar"Bizantin" Majë 2020

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page