top of page

NË MESNATË ME AVOKATIN


Luan Çipi

Atë ditë në pritjen e popullit kishte shumë njerëz. Sipas porosisë së rreptë të Partisë, pritja e popullit organizohej me kujdes: Çdo ditë nga Shefat e Seksioneve, dy herë në javë nga Nënkryetarët dhe një herë në javë, çdo të enjte ora l300, nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv.

Shoku A. Gjoni, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit të Vlorës e kishte bërë zakon që, për t’i zgjidhur në vend dhe sa më shpejt ankesat e popullit, të thërriste në ballafaqim në ditën e pritjes së popullit edhe zyrtarët e atakuar, si dhe ndonjë punonjës që do të ndiqte zbatimin e detyrave për zgjidhjen e problemeve të lindura.

Atë ditë kryetari kishte marrë në pritje, si zakonisht për ta ndihmuar, juristin e Seksionit të Organizimit, shokun Petro, që ishte me origjinë nga një fshat i Gjirokastrës. Ai, ç’është e vërteta, nuk e nxirrte qimen nga qulli, po me këtë rast do të mbante shënime dhe do të ndiqte zbatimin e urdhrave dhe porosive të dhëna. Avokat Petrua, para se të vinte në Komitet, kishte punuar për shumë vjet në organet e drejtësisë, por atje, me plogështinë dhe pa aftësinë juridike të tij, ishte bërë pengesë serioze, ndaj edhe ata, kur iu kërkua një jurist, përfituan nga rasti dhe ia bënë peshqesh pushtetit lokal.

Pritja e popullit shkoi gjatë. Hallet e popullit s’kishin të sosur. Po shkonte mesi i natës... - Foli tjetrit. Sa qytetarë të tjerë ka jashtë që presin?

- Edhe një, shoku kryetar. Shyqyr, më së fundi mbaruan.

- Thërrite të fundit! - urdhëroi me gjysmë zëri, krejt i kapitur kryetari. Si i qau hallet edhe me qytetarin e fundit, kryetari i lehtësuar nga një barrë e rëndë tha: - I pritëm të gjithë. Vërtet bëmë një punë rraskapitëse gjatë këtyre 10 orëve plot shqetësime dhe ankesa, po diçka bëmë. Ndiejmë dhe ne kënaqësi se, më së fundi, me ca fjalë të mira premtuese, e mbaruam dhe këtë punë për sot.

- Jo, shoku kryetar, nuk ke mbaruar. Jam edhe unë. Do të më presësh edhe mua, të më dëgjosh e të më zgjidhësh hallin! (Avokati, mendoi në çast, se ishte ngushtë me strehimin dhe e ndjente veten të entuziazmuar nga premtimet e shumta për strehim që kryetari atë ditë i dha me bollëk)

Kështu,  Avokat Petrua, ikën vrullshëm nga karrigia e tij dhe ulet në karrigen e caktuar për pritjen e popullit, para tavolinës së kryetarit.

Kryetari, që kishte vënë kokën midis duarve për t’u çlodhur pak, kur ngre sytë, shikon Petron përballë. Pati mendimin se po bënte ndonjë shaka çlodhëse, po  kur e sheh që ai e kishte seriozisht, i thotë:

- Po pse, ore Petro, sonte kur ka kaluar mesnata kërkon të pritesh ti si popull e të të zgjidhen hallet e tua? Lëre takimin me mua për një ditë tjetër dhe hajde në zyrë për takim, kur të duash. Ne, çdo ditë bashkë jemi.

- Jo, po pritja e popullit është tjetër gjë. Ajo ka karakter zyrtar e ligjor. Si jurist, ardhja në zyrën tuaj çdo ditë e kur të dua për nevoja personale, mua nuk më lejohet. Kryetar Gjoni, vërtet ishte shumë i lodhur në atë mëngjes herët, pas mesnatës së lodhshme por, ashtu ende i ri në moshë dhe gjithnjë i kthjellët dhe në humor, e urdhëroi Petron të ngrihej menjëherë nga ajo karrige, që nuk i takonte, të sistemonte  dosjen dhe të mbyllte zyrën e pritjes.

-Ik avokat Petro, i tha. Nuk je në rregull me normat shtetërore: Para se të uleshe si qytetar për kërkesë ankesë, duhet të ishe regjistruar paraprakisht.

 Pas kësaj doli i shkujdesur në korridor duke menduar për naivitetin dhe formalizmin e përjetuar: Lum si ne, e lum Partia, për këto kuadro të mençura, korrekte e të palodhura...

Nga libri me tregime: “ Për të qarë dhe për të qeshur”:

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page