Në Kopenhagë të Danimarkës u përurua libri ”MISTERET E KOHËS”, roman, i autorës, Elhame Gjyrevci


Në Kopenhagë të Danimarkës u përurua libri ”MISTERET E KOHËS”, roman, i autorës, Elhame Gjyrevci

Në Kopenhagë të Danimarkës, u përurua vepra e titulluar ”MISTERET E KOHËS”, roman, i autorës Elhame Gjyrevci, botues Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani, Suedi (SHSHASHS). Përveç delegacionit të SHSHASHS, si Hysen Ibrahimi, kryetar, Mona Juniku e Elhame Gjyrevci, nënkryetarë, Rrahman Rrahmani, Naim Latifi, Ali Gjyrevci e Adnan Jetullahu, anëtarë të kryesisë, këtë event kulturor e madhështuan edhe prania e z. Arton Krasniqi, Konsul në Bretërinë e Danimarkës në Kopenhagë, pastaj,Din Guri, kryetar i Shoqatës Kulturore “Iliria” regjioni Shtutgard në Gjermani, z. Rrahman Rrahmani, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm të Suedisë dhe veprimtarë tjerë nga Danimarka.