NË KODËRVILË Janë disa kujtime Me krahë të thyera Mbetur në degët e pishave Si boçe
Janë disa tinguj muzike vallëzimi Në pistën e vjetër "Rinia" Që tundin në themele ndërtimet Me goditje sizmike.
Ndërsa unë sot Me vallëzimin e vitit 1997 Ripërtyp tingujt e një muzike funebre, Me të rejat e botës "Go west" në ikje.
Kështu pushoj çdo ditë Në Kodërvilë; Duke varur në pishat e prera kujtimet, Duke parë lotët e rrëshirta të pishave Mes prerjeve cfilitëse.
Ëndrrimet e mija, Me qarjet e një fëmije, Kanë mbetur në lisharsin e ndryshkur; Në dritësyrin e Farit detar, Varur në degët e prera Si kujtime... 28/5/2018
MEDITIM PARA TAVOLINËS TË MJEDËS
Meditoj para një tavoline të vjetër Këtu në Kukël. Dora e Mjeshtri Mjedë E bëri siç bëri një vedër
Stoike e vetme në ballë qëndron, Dëshmitare e zejeve të kësaj ane, Ku Mjeshtri Mjedë në rafte pushon Ashtu i kërrusur, Në qelinë e mbrame.
Erdhëm Mjedë në përvjetorin tënd, Gjuhën e lëmuar nër zera uzdajë E gjetëm raftëve anë e kënd; Si"molla t'këputuna një degët" Si "dy qershia lidh në një rrëfajë" Kukël 2016
KURTHI I BORËS
Ngjitemi Fekenit, Në nëpërkëmbje Borën duke vështruar. E "rrahim" ate me shputat tona, Apo na "rreh" ajo me butësi Duke na mashtruar?!... Çdo fjollë bore Nga lartësitë vjen si enigmë, Si tehu i shpatës në sy. Gjumi i borës Ulet mbi qepalla Butazi,si gijotinë.
Feken1968
Comentarios