Sejdi BERISHA:
(Fragment nga një këndim më i gjatë poetik)
...S’di pse më rrjedhin lotët Në këtë mesnatë të thellë Nga këta sy që shumë kanë parë E, tregimet i kanë fshehur
Nga këta sy që janë përcëlluar E kanë përcëlluar Që në gurrë dhembjeje Shpeshherë janë shndërruar...
S’di pse ikin nga sytë e mi Ani, sonte Në këtë vetmi kaq të rëndë Në këtë heshtje kaq të thellë
Me çfarë t’i lagë faqet e librit Historinë ninullës Me çfarë ta freskoj Aty ku lotët e nënës rrinë palë
Kemi rrugëtuar bashkë Mbi prushin e tokës së djegur Mbi lulet e ndrydhura Dhe histori kemi bërë
Vetëm një lutje e kam: Kudo që të shkosh Trego e rrëfe për mallin tim Për shkrumbin tim
Sepse atëherë Me zërin e vargut tim Brenda faqeve të librave Do gjejnë përralla dashurie
Ani, ani... Loti im Ti nuk po e sheh Se si sonte shumë vonë Po bie shi Në jastëkun e gjumit tim... (© S. B.)
Comments