top of page

Enveriment...




Në kërkim të parajsës së turizmit


Fërkoi sytë dhe buzëqeshi. E pa me kujdesin më të madh. Fëmija luante me fluska sapuni. Nëna me barkun plotë ia mbushte lodrën dhe fëmija e shtypte dhe fluskat fluturonin në ajër. Kushdo që kalonte aty nuk shihte asgjë tjetër, përveç fluskat e sapunit të fëmijës… As zhurmërat dhe plasjet e mëdha të tepsisë dhe kazanit, që ishin bomba të vërteta, nuk u bënin më përshtypje. Atëherë buzëqeshi më fort dhe pa anash, sa majtas e djathtas. U sigurua se nuk e kishte parë askush interesin e tij…Dhe kështu i hypi makinës. Nisi të mendoj. Më mirë disa fluska si ato të fëmijës , se sa të duroj veshët nga bombat e … bombat e … Por si mund ta sillte këtë thjeshtësim në një enveriment (e tha anglisht, por mund ta thoshte edhe në tre gjuhë të tjera) ku dihej tashmë çdo gjë? Pastaj u kujtua se e kishte thënë gabim. Duhet: environment. Jo: enveriment. Eh, sa tutkun po ndjehem: thjesht bota natyrore, në tërësi, ose në një zonë të caktuar gjeografike, veçanërisht e prekur nga veprimtaria njerëzore. Po përse më ngatërrohet ky lloj everimenti tani? Punë dreqi. Mos vërtet po ndodh ajo që më thonë? Fundja ai bëri epokë, e pse mos ta bëj dhe unë. Ja thjesht: ca fluska sapuni në Qeveri, dhe … pastaj prapë ha, ri e pi. E nuk është kështu një vend që kërkon Turizmin e ri? Bravo! Bravo! Bravo! I dha vetes me një teke raki! Ti, ore Ti, me të madhe je për Qeveri!

26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page