top of page

Në kërkim


Astrit Lulushi



Sa e dëmshme êshtë propaganda, kêrkon një gjë e prodhon diçka tjetër. Shqipëria është produkt i propagandës; kërkoi pavarësi dhe kurrë nuk e pati; kërkoi qetësi, kurrë nuk e gjeti; kërkoi komunizëm dhe mori vëllavrasje. Dhe tani ka 30 vjet që kërkon dhe nuk dihet se çfarë.

Një përrallë nga Aesopi i lashtë:

Bretkosat jetonin të lumtur në një moçal, duke u kujdesur për askënd dhe askënd nuk shqetësohej për ta. Por disa prej tyre menduan se kjo nuk ishte e drejtë, se duhet të kishin një shtet dhe një kushtetutë, kështu që vendosën t’i dërgonin Perëndisë një peticion për t'i dhënë atyre atë që dëshironin. "Zot i madh", bërtitën, "na dërgoni një mbret që të na mbajë në rregull!" Zoti qeshi me kërkesën e tyre dhe hodhi poshtë një kërcu, që ra në moçal duke bërë zhurmë të madhe. Bretkosat u trembën. Pastaj pritën pak. Asgjë s’po ndodhte. Një ose dy nga më të guximshmit iu afruan dhe madje guxuan ta preknin, por druri po dru, nuk lëvizi. Pastaj trimi më i madh u hodh mbi dru dhe filloi të kërcejë mbi të. Kjo nuk u pëlqeu Bretkosave dhe vendosën t’i dërgonin një kërkesë tjetër Zotit: "Ne duam një mbret të vërtetë që do të sundojë mbi ne.” Dhe Zoti dërgoi mes tyre një Lejlek të madh që shpejt u nis për të punuar duke i gëlltitur të gjithë; Bretkosat u penduan por ishte tepër vonë. Menduan se sa mirë kishin qenë dhe tani gjetën shfarosjen, rregullin më mizor.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page