top of page

NË GJURMËT E TIM ETI


LODHJE MËRGIMI


Kur ndizen yjet në perëndimin grinatë, E rrezja e fundit më thotë lamtumirë, Seç m'a kërkon shpirti nën hijen lofatë Vendlindjen e braktisur si Shën Vladimir.

Pyllit të ëndrrave ngjitem përpjetë Si fëmija dikur, me të çmendurin shpirt; Në kroin e Gogajve, në Gogle internet Me lot laj fytyrën, një copë shpirti ngjiz.

Kafshoj lodhjen, mërzinë si askushi, Shtyrë së koti me shpresë si nga mot; Nga ylli në ylli çapitem si kukuthi, Rri e mbaj vesh lodhjen si në mort.

Gjithçka të dashur e kam lënë larg, Vendlindja më zhurmon në gjurmë rrëkeje, Nga Suhë e Buretos, i gjallë si astrolab Më gjykon gjyshi me zë prej rrufeje

Castelnuovo di Sotto 9/11/2017


ANIJA"PANAMA"


Deng anija u bë gati për nisje, Tymtari mbi refugjatë Bluzën zu të villte. Midis pulëbardhave, mes krakitjeve Syri më ndalet në fluturakun E lutjeve të vjetra biblike. Ku më çoni ju shpresa të venitur!... Besë s'ju zë braktisjeve, As pulbardhave, Me të qarat krakitje. Nostrom i shpresave të mija Vështro tymtarin si zvarget në ikje tek vendlindja Si një tufë korbash Me ndjesi fatkeqësie, Mes plagëve të një Golgote, Vallë kjo qenka liria?!...

1993

NË GJURMËT E TIM ETI


Eci në gjurmët e tim Eti Rrugës Ram Nagorës. Nën shtroje gjurmët e kahershme Me baltën e kuqërremtë Ziejnë si bukëvalë.

Ostreni tulatur nën kodrën e lartë, Nën sqetull Qafë e Dragalicës Si një gjuhë e prerë, Nga thirrjet e të ikur ve Mbetur jashtë.

Kërkoj mbërritjen, Lotin e kullës kërkoj Mes gurëve mbetur vragë; Një dritë pishe kërkoj, Fshatin e tim Eti për ta parë.

Kërkoj ngulimet e kaherëshme, Varrosur nën asfalt; Ku thellë e më thellë Rron shpresa Në baltën e kuqe, E ngrohtë si bukëvalë.

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page