top of page

Në gjurmët e një eseje të poetit Arqile Gjata


Prof Dr Eshref Ymeri

Prof.dr. Eshref Ymeri


Në portalin “Fjala e Lirë” të ditës së djeshme, lexova esenë e poetit të njohur Arqile Gjata, me titull: “Studim - dhjetë vite më parë: studiues dhe kritik “i thirrur” në letërsinë shqipe”. Këtë ese poeti ia ka kushtuar studiuesit dhe kritikut me emër të madh të botën e letrave shqipe, Prof.dr. Fatmir Terziut. Poeti Arqile Gjata me siguri që ka parasysh veprën e vëllimshme të Prof. Dr. Fatmir Terziut, me titull “Kritika ndryshe”. Vëllimin e parë të kësaj vepre e pati hedhur në qarkullim Shtëpia Botuese “Arbëria” (2008-2009), kurse vëllimin e dytë - Shtëpia Botuese “Lulu” (2010).

Prof.dr. Fatmir Terziu është personaliteti i letrave shqipe që ka hedhur themelet e kritikës humaniste, duke zënë një vend të nderuar në aradhen e njerëzve të mëdhenj të kulturës shqiptare. Poeti Arqile Gjata ka bërë një vlerësim bukur të goditur për personalitetin krijues të Prof.dr. Fatmir Terziut. Ai shkruan:

“Kritiku Fatmir Terziu është sot një Shkencëtar në fushën estudimeve dhe kritikës. Ai po punon për të sotmen duke përgatitur të Ardhmen…”.

Ky vlerësim mjaft i qëlluar me solli menjëherë ndër mend studiuesin e letërsisë, publicistin dhe teoricienin danez të natyralizmit Xhorxh Brandes (Georg Morris Cohen Brandes - 1842-0927), i cili thoshte:

Njeriu i madh nuk është asnjëherë bilanc i qytetërimit tashmë ekzistues. Ai është burim dhe fillesë e një gjendjeje të re të qytetërimit”.

Në universin krijues të Prof.dr. Fatmir Terziut unë shikoj të mishëruar në jetë një shprehje të një personaliteti të huaj, emrin e të cilit s’po e sjell dot në kujtesë, por në të më është skalitur domethënia e thellë e saj. Sipas tij, për të qenë një kritik i shkëlqyer, duhen aftësi për të qenë shkrimtar i talentuar, sepse vetëm talenti është në gjendje t’i zgjerojë horizontet e shijes.

Prof.dr. Fatmir Terziu është në pararojë të njerëzve të shquar të kulturës shqiptare dhe personalitet me emër të madh në radhët e diasporës sonë në Perëndim dhe kjo për ne përbën krenari kombëtare.

Kolumbus, Ohajo

11 maj 2020

57 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page