NË GJIMNAZIN “FRANG BARDHI” MITROVICË


Qatip Mara

NË GJIMNAZIN “FRANG BARDHI” MITROVICË


Ishte planifikuar binjakzimi i gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë me gjimnazin shqiptar "Frang Bardhi" në Mitrovicë. Një grup maturantësh e mësuesish të gjimnazit "Ismail Qemali" Tiranë në ditët e bukura të  muajit Maj 2005 u nisën drejt Mitrovicës për të marrë pjesë në 50-vjetorin e maturës së parë të gimnazit “Frang Bardhi” Mitrovicë..Autobuzi me maturantë e mësues ecte me shpejtësi dhe kënga shqiptare nuk pushoi  gjatë gjithë rrugës. Në atë kohë nuk ishte ndërtuar Rruga e Kombit dhe kalohej nga Mali Zi. Nëpër luginën e ashpër të Alpeve të Malit të Zi, me kanionet e thella e tepër të thepisura, përshkruar nga tunele të shumta jehonin zërat e maturantve Ismailas, të shoqëruara nga emocione gëzimi që për herë të parë do të preknin tokën e dashur shqiptare të Kosovës,të Dardanisë së lashtë Ilire..

Në Mitrovicë mbërritëm me shumë vonesë pas mesnate duke u gdhirë dita e 10 e majit 2005, sepse shoferi nuk kaloi nga rruga e Pejës, por u orientua gabim nga tabela Mitrovicë me shigjetë drejt Serbisë dhe dogana serbe nuk na lejoji se duheshin viza. U kthyem përsëri duke kaluar nga qyteti Pejës.Atë natë Mitrovica nuk bëri gjumë.Ne mbritëm   rreth orës 6 duke u gdhirë  Mësues dhe maturantë  të gjimnazit “Frang Bardhi” kishin dalë duke pritur gjithë natën  jashtë   për të na uruar mirëserardhjen dhe strehuar në shtëpitë e tyre.  Na pritën me ngrohtësinë  e vëllzërve të përmalluar. Megjithëse ishte errësirë  e plotë dhe nuk dalloheshin fytyrat tona, dielli i zemrave shqiptare e ndriçojë gjithë mjedisin e Mitrovicës.

Në orën 9.oo fillonte aktiviteti artistiko- sportiv në pallatin e sportit.

-"Do të bëni mirë të qetësoheni e të shplodheni pak"- na thotë profesori fizikës  Aziz Hasani që së bashku me drejtorin e shkollës Fazlli Harizi ishin të prekupuar për lodhjen që na kishte sjellë udhëtimi i gjatë.  Por ne  nuk kishim lodhje dhe as gjumë.  Të gjithë shkuam në pallatin e sportit. Mijëra spektatorë të të gjitha moshave brohorisnin. Filluan ndeshjet sportive, këngët dhe recitimet. Në çdo cep të stadiumit na shoqëronin me dashuri vëllazrore, kush e kush më parë të përshëndetej e të bënim fotografi së bashku.

Në podium u ngjita  unë, për të përshendetur dhe mes brohoritjeve entuziaste thashë :

“Gjimnazi "Ismail Qemali" Tiranë ju përshëndet !

Brohoritjet gjithë gëzim të të pranishmve vazhduan gjatë. Dhe kur unë iu thashë – Jam mësues historie nga Vlora, ata  kur dëgjuan fjalën VLORA nuk pushuan nga ovacionet.,  më  dukej sikur duarttrokitjet e tyre sikur  nxirrnin flakë.

 I emocionuar recitova :

“ - Ah ! Kosovë, e kaluara nuk të la këngët e tua t'i këndoje.! T'i Kosovë, me fushat pa mbarim e me grurë e kalli plot , me livadhet drufrutore, me minierat e hapura qiellore e margaritare , u bëre objekt i botës ziliqare..

Por e tashmja më thotë: - Ti Kosovë sot po i këndon shumë mirë këngët e tua , sepse  ju nxënës e qytetarë të Mitrovicës, dhe  gjithë nxënësit  e shqiptarët e  Kosovës  keni fituar Lirinë dhe   jeni të gjithë në zemrën e atdheut mëmë!.

Në orën 12-oo bëhej takimi i brezit të parë të maturantëve në   Komunën e Mitrovicës. Në zyrën e kryetarit të komunës, brezi i parë i maturantëve ishin ulur në pritje për takimin e 50- të . Kryetari i komunës, me shumë respekt e thjeshtësi  tha :

Maturante të gjimnazit “Frang Bardhi & maturante të gjimnazit “Ismail Qemali “

“ - E kam për nder dhe jam shumë i emocionuar që jam para jush, mësuesit e mi të nderuar, që jeni brezi i parë i maturës 1954-1955".

Biseda u zhvillua me shumë humor, një komunikim tepër i mrekullueshëm. Bëhet apeli i ish-maturantëve të parë. Mungon Ajet Morina ! Nderohet kujtimi i maturantit të parë që ishte pushkatuar në 1999 nga forcat serbe. Të pranishmit dëgjuan me interes fjalën e ish-maturantit të parë Murat Bejta, profesor i gjuhes frënge në universitetin e Sorbonës Francë. 

Moment emocionues  ishte  kur përshendeti drejtoresha e gjimnazit "Ismail Qemali" :

- Ju përshendes si vëllezër , si motra , e  si nënë, jam shumë e gëzuar që ndodhem mes popullit shqiptar të Mitrovicës. Jemi gjithmonë me zemër pranë jush. Kemi besim në rrugën e konsolidimit të institucioneve në Kosovë. Ju jeni të mençur, të zgjuar, zgjidhjet e kujdesshme tuajat do ta integrojnë në mënyrë të sigurt Kosovën në rrugën e integrimit Europian "..


Me intektualët e gjimnazit “Frang Bardhi” Mitrovicë

Prej këtij takimi të paharruar, u larguam për të marrë pjesë në koncertin që do të bëhej në pallatin e kulturës "Rexhep Mitrovica" buzë lumit Ibro. Kur u afruam afër urës,  forcat ushtarake franceze  nuk na lejonin  të  shkonim tek pallati “Rexhep Mitrovica”, sepse ato ditë kishte pasur acarime konfliktesh etnike me Mitrovicën Veriore.  Në këto çaste  ne u indinjuam dhe të revoltuar mërmëritëm zemërimin tonë nëpër dhëmbë, por situatën e zgjidhi Prof. i Universitetit të Sorbonës, i cili  sapo iu drejtua në gjuhën e tyre, ata na lejuan.Salla ishte mbushur me breza maturantësh në vite. Koncerti u hap me himnin Kombëtar të Shqipërisë. 

Gjithë salla  pothuaj  pushoi frymëmarrjen duke respektuar zërin e fuqishëm të Atdheut.

Nxënësit e shkollave Mitrovicë dhe gjimnazi "Ismail Qemali" Tiranë dhanë numura të zgjedhur artistik.Por ajo që la më shumë mbresa ishte poezia e maturantes mitrovicare që drithëroi sallën. Për 10 minuta ajo recitoi vargje që s'do t’i harrojmë kurrë.

Emocioni ishte në ajër. Era e LIRISË mbulonte Mitrovicën

“  - Duam sa më shpejt të përfundoj rruga Durrës- Kukës-Morinë, që ne shqiptarët e Kosovës të vijmë për cdo të shtunë në tokën mëmë, më tha tërë mall Aziz Hasani, dhe si me shaka vazhdon, ne po plakemi, duhet t'i njohim fëmijët tanë me Shqiperinë mëmë, t'i miqësojmë ,  pse jo, edhe të martohen që lidhjet tona të forcohen më shumë.Natën e 11 majit e kaluam nëpër shtëpitë e Mitrovicës.   Bisedat nuk mbaronin. 

Dëshira ishte e madhe për të mësuar nga njëri-tjetri. Në mëngjesi i datës 12 maj hymë me emocione në oborrin e gjimnazit  "Frang Bardhi" që nuk do të harrohet kurrë., sepse  qindar nxënës na rrethonin tërë dashuri e respekt. Kur u futën në mjediset e brendshm të gjimnazit , mësuam disa informacione e shënime karakteristike për gjimnazin e Motrovicës. Emri i shkollës  fillimisht ishte "progjimnazi shtetëror shqiptar 1946-1951, më vonë gjimnazi shtetëror 1951-1955 , dhe  gjimnazi i përzier 1955-1959.  Në vitin 1981 gjimnazi ishte vendosur në shënjestër nga regjimi serb. Dhuna dhe terrori shtetëror serb kulmoi në mars 1999,  ku u vranë profesorët Murat e Enver Halili, Latif Berisha, Rifat Mziu,  dhe nxënësit   Naim Tahiri e Bajram Musa.  U plagosën dhjetra nxënës, u burgosën qindra të tjerë.

Një takim me shumë ngohtësi u bë në sallën e mësuesve, ku dejtoresha e shkollës “Ismail Qemali” i dhuron diçka simbolike drejtorit të gjimnazit “F.Bardhi.” .

Ishin çaste gëzimi që nuk përshkruhen me saktësi. Pas fotografive të çastit na u bë përcjellja për t’u larguar. Rreth autobusit tonë u grumbulluan qindra- nxënës , që me buzëqeshjet e tyre na thoshnin : 

“- Ejani përësëri !

Dhe ne, me urimin më të mirë, duke i përshendetur me dashuri ju thoshnim  :

- Mirë se të vini në Tiranë.!

Dhe sapo mbritëm në Tiranë, një telefonatë më ndërpreu mendimet..

"- Alo ... jam Aziz Hasani nga Mitrovica, si mbritët në Tiranë ?.

Të gjithë shprehëm falnderimin që nuk harrohet kurrë , duke i ftuar dhe ata të vijnë sa më shpejt në Tiranë.

Dhe nuk vonoi ardhja në Tiranë e maturantëve e mësuesve të gjimnazit “Frang Bardhi”. Në oborrin e gjimnazit “Ismail Qemali “ u pritën me shumë dashuri atdhetare vëllezërit shqiptar të Mitrovicës.Në sytë e të gjithë të pranishme rrezatohej dashuri dhe lotë gëzimi. Në mjediset e brendshme të gjimnazit “Ismail Qemali” kishte shumë gjallëri.Edhe muret na dukeshin sikur buzëqeshnin për takimet që po bënin maturantët e gjimnazit “Frang Bardhi” me maturantët ismailas.Pas veprimtarive emocionuese në gjimnazin”Ismail Qemali” ,vizituam së bashku Muzeun Kombëtar dhe Pallatin e Kongreseve. Midis maturantve u fiksuan shumë foto me buzëqeshjet e tyre të bukura. Maturantët e gjimnazit “Frang Bardhi” në këto takime shumëfishuan lidhjet shpirtërore të gjakut të përbashkët Arbënor.

Qatip Mara

Nju Jork 19.08.2020

27 views

Shkrimet e fundit