top of page

Në fund të ditês




Vetëm me moshëm s’bëhet luftë. Këtë vetëm i moshuari e kupton; çdo njeri del i humbur. Pra, mos bëj armiq. Por harrojmë.

Kur i riu e shtyn të moshuarin “ik o plak” tregon se nuk ka respekt, dhe jo se plaku i ka zënë rrugën. Në fillim gjërat nisin mirë dhe në fund çrregullohen.

Pozitë - opozitë. Për çfarë? Për pushtet, jo për politikë. Kjo është ideja që ngatërrohet sot. Lajmet njoftojnë skandale. Problem çdo gjë.

Ndërprerje shërbimesh, rrugët kanë mbetur për të zgjidhur hallin; korrupsioni; për ngritje krye (protesta e votime) askujt s’i shkon mendja.

Pas darës së hekurt të diktatërës, populli tani ka rënë në dorën e oligarkëve që janë bërë të tillë në bazë të amnistisë de-fakto fiskale, kur Parta e tyre e Punës u ndryshua në Parti Sociale dhe fondet u qarkulluan.

Harta gjyqësore. Shkurtohen gjykatat, kur vendi ka më shumë nevojë për zbatimin e ligjit. Si vendimet e dikurshme, kur Shqipëria “nuk” kishte nevojë për ministri drejtësie, fakultete gazetarie, “as” për xhamia e kisha; mendimi nuk logaritej, veç atij kolektiv.

Kovid-19, borde qeveritarë, por jo kujdes për prodhimet e fermerëve. Kur nuk do të bësh gjë për të zgjidhur problemin, bë komisione; ato nuk zgjidhin gjë kurrë, vetëm zvarrisin. Fshatarë pa bukë nisen drejt emigrimit.

Zjarret e pyjeve ndizen për t’u bêrë troje për të mbjellë kanabis që mund të legalizohet, ose për hotele. Disa ua hedhim fajin ngrohjes globale.

7 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page