top of page

NË BRISK TË KRAJËS


NEKI LULAJ

FJALA E NDEZUR

MIKUT POET

Vij i lumtur përherë nga rruga e gjatë

Vi aty të të takoj me kaq shumë dashuri

Aty rrufit kafen në mëngjesin e bardhë

Me letër, laps e duar mbi një poezi


Vij herë vetëm e herë me shkrimtarë

Më ndjek gurgullima e lumit të trazuar

Aty shoqëria vjen rritet si një mal

E zgjohet mes nesh koha e trazuar.


Shohim si lëkunden retë në horizont.

Lumbardhi na shfaqet plot dallgë

Për çudi, dhe në ditë dimri të ftohtë

Jemi bashkë me idealin më të gjallë,


Mbaj mend si ndizen fjalët tona si qiri.

Përflaket bashkë edhe muzgu me ca fjalë

Poetët janë idhuj të gdhendur nga zoti

Që vargut i japin gjallëri ditë e natë.

Pejë, dhjetor2022


DRITË UNIVERSID

ADROLES

Shtigjet e dhjetorit u hapën si në përrallë

Me një shteg të blertë dashurie

O unë nuk kam parë shteg më të bardhë

Ku pulson një ujëvarë gjigande lumturie

Ti mbete ëndrra më e bukur gjyshërore

Na dërgove të dyve në parajsën e tokës

Oh nuk na hynë në sy mijëra palë kurore

As bukuritë e pafundme që kanë udhët e botës

Për gjyshërit në këtë kohë të mirë

Katër herë prindër e shtatë herë në gjyshëri.

Ti na heq thinjat e na e bën ditën puhizë

Ti je bulëz sykaltër nga Universi Mrekulli vetëm

Zoti si ty o engjëll di të ngjizë

Përhumbem kur të shikoj e derdh lotë gazi

Me ty e ndaj vargun dhe ditën e bekuar

Në sytë e tu të kaltër si qielli, si deti, si flladi

Lexoj një magji që e prek me sy dhe duar

DJERSA E HESHTJËS

Gjithçka po lëkundet si gjethet e ullirit.

Vjen rrëkajë në luginën e syrit

Si një erë e padukshme.

Shpërthen hapësirës

Në amfiteatrin e kujtimit.

E nis një rrugë e gjatë e ftohtë akull

Due të dal në çdo betejë fitimtar.

Heshtja po kërkon shtegun e lumturisë

Në ashtin tim i këndoj lindjes se diellit

Për të folur në gjuhën e Arbërit krenar.

Sonte fjalën e lamë të paankoruar

E herrëm bukur

Nën të çarat e Sharrit me re si shtëllunga.

Dikur burrat me Plisa mbi kokë ecnin nxituar

Bënin fjalë e pinin duhan me llulla…..

·


AJO NATË KURRË MË MOS ARDHTË...

Këtu në qytetin e Pejës

Është natë nëntori me shi

Nga mjegulla e Alpeve​

Kullat e kanë humbur udhën

Lumëbardhi rrëshqet rrëmbyeshëm

Në shtratin e tij

Nën qiellin e Dukagjinit

Bie shi duke folur me gjuhën e vetë

Unë dukem si i huaj

I tëri zhdukem në këtë natë

Dukem si asket në vetmi

E hija e dritave të neonit

Më ndjek e me ndjek pas

Në terrin mes kullave

Luhatet një peizazh i ri

Mora veten për dore

Dhe eci buzë Lumëbardhit

Brenda mureve të Kullës së Sheremetit

Dëgjoj ofshamën e netëve të zeza

Ku u torturuan shqiptarë

Ajo natë e errët zgjati njëqind vjet

Ajo natë

Ajo natë kurrë më mos ardhtë...

Pejë Lul@j 2022

·


E MË THONI TASH SI TË PAJTOHEM…

Rrëmoj në heshtje kohën e grisur

Prek vetminë e plakur e të kujtesës

Kurrë s’shlyhet ajo koha e krisur

Shtrëngoj ashpër nofullat gjer në eshtra

Kohë vampirësh e kob ishte ai mot

Kurrë s’shërohet plaga e shekullit që shkoi

Kulloi gjak çdo gur e dru e rrodhën lot

Nga bisha e egër që me natë na mbuloi.

Ulërinin hijenat e vrastarë

Nuk kishin mëshirë e as Zot

Ulërinin dhe shpresat ishin duke duke i vrarë

E tokën e dogjën me armë e barot

Ngelën mijëra fëmijë në gërmadha

U dhunuan nënat e motrat tona

Mijëra qytetarë mbetën të vrarë

Me mijëra u dëbuan nga trojet e tyre

E mijëra shtëpi djegur e deri në themel rrënuar

E më thoni tash si të pajtohëm me këtë

·


NË MANASTIRIN E ZVËRNICIT

Atje në Ishull mbi atë Manastir

Hëna hepon lehtë e qetë

Mbi atë kodër mali

Valët kur deti është i qetë

Flasin me engjëj

Në atë qiparis

Deti renkon

Mbi lavrën e valëve

Pa pra!….

Dhozgat e rrugës gjarpërore

Nga bregu

E deri në Ishull

Kërcasin si zogjët e natës

Gaforrja në qosh

Puth Lonën nën uij

Ishulli flenë me oshtimë në gji

E shenjëtorët nën kupollat e kuqe

Rrethuar prej gurit

Presin e përcjellin vizitor

Shoqëruar nga Cicironi!.

Nëntor, Zvërnicë Lul@j

·


NË BRISK TË KRAJËS

Më mori ëndrra në krahë

Shko në Brisk të kërkosh gjurmët

Me foli me një zë të moçëm

Atje Gjon Buzukun ke me e përqafë

Atje u këndua mesha shqip

Që na la urata në çdo brez

Takova Nënën Drane të Manastiri

Që mbushte shekullin me jetë.

Kam dëgjuar e mësuar nga katragjyshi i lashtë

Fjalë të përcjellura nëpër breza në kohë

Se këtu ka shërbye një etnik meshtar

Me rrenjë e degë fisnike arbëror.

Mbi këtë tokë të begatë e të lashtë

Nuk kishte burrë më besnik.

Kam një Shllim të motive kaq larg

degjoi meshën buzukiane me shpirt

Në prehërin e fshatit Brisk

Me kodra e bukuri shumë

Rrethuar me kodrae male

me pyje, me dru për prush.

Brisk ,Krajë nëntor 2022

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page