Nga Avdush Canaj
1.
Birucave te ferrit këndova
Bisha duhej tmerruar
Asnjë thërime
S`ua mora për inatë
Shpirtin ma mbajtën
Metushi*,Aliu*, Ramadani*, Kadriu*…
…e prangat shtrëngoheshin përditë
Deri në asht
Unë, sheh Tefiku*
S`e ndala këngën
As para litarit
I fryeja zjarrit
Të ngroheshin shokët
Në atë dimër të madh
2.
S`u përkul,
S`u thy
Edhe në birucë
Këndontë
Ilahi
Për liri
Për Shqipëri
Dorën zgjaste
Zoti
I jepte fuqi
Jehonte zëri i tij
Tokai me
Dardani, Dardani, Dardani
Kush vdes për ty
Ngjallet përsëri
Tmerroheshin xhelatët
Si korbat e zi
Shtypjani kokën
Në qeli
Dhe ai qëndronte
BurrëDheu
Ishte vetë
Prometeu
3.
100 vjet se futi lugën
Në kazanin e barbarit
Me kothere këngësh birucave
E mbajti shpirtin, Kapedani
Heu, Burrë i Kombit
Sheh Tefik Gjilani
________________________________
*Metush Krasniqi, Ali Aliu, Ramadan Hoxha, Kadri Halimi , veprimtarë të çështjes kombëtare,
* Sheh Tefiku- anëtar i Komitetit për Bashkim Kombëtar, udhëheqës i të cilës ishte Kadri Halimi, i dënuar në vitin 1961,me 4 vjet burgim
të rëndë, të cilat i mbajti deri në fund në qelitë e burgut famëkeq të Nishit.Në gjykatore kishte brohoritur: RROFTË SHQIPËRIA! Ishte udhëheqës i teqesë së Gjilanit, të rendit Sadi. Jeta iu shua në vitin 1975, në moshën 65-vjeçare.
Comments