Myzyri u frymëzua nga Romeo dhe Zhuljeta e Lindjes


Myzyri u frymëzua nga Romeo dhe Zhuljeta e Lindjes


Prof Dr Fatmir Terziu


Isuf Myzyri edhe pse ishte i pashkolluar, thuhej nga të afërmit dhe bashkëpunëtorët, se ai gjithnjë kishte dëshirë të njihte kulturat. Dhe kur bëhej fjalë për kulturat, lidhjet dhe historitë, tregimet dhe rëfenjat për dashuritë pikante të vjetra ishin ato që e frymëzonin shumë. Kështu është dhe frymëzimi për këngën e tij të famshme „Nji lulishte me trandafila“, ku frymëzimi vjen në mendje nga vargjet e fundit të këngës ku thuhet: „N’Elbasan asht një gur dyrri/Të zest ashket si se panë/Flakë u dogj Isuf Myzyri/Si Mexhnuni për Lajlanë“.

Pikërisht ajo që kishte ndodhur në botën arabe me risinë e dashurisë së Mexhnunit për Laj