top of page

MYSLYM ISLAMI –DRITË ALTARI


MYSLYM ISLAMI –DRITË ALTARI

MEVLUD BUCI

Me rastin e ndarjes së profesorit nga jeta


Ty Rosanji të ka rritur,

Shpirt-bujar-kolonjari,

Nëpër breza je i ndritur

Myslym Islami –dritë altari.


Myslym Islami-dritë altari

Shok i ndritur-penë behar

Je sojnik e gen shqiptari

O i shtrenjti kolonjar.


O i shtrenjti kolonjar

Na le veprat sa Korabi,

Orator e shpirt behari,

Dritë të ka malësori e labi.


Dritë të ka malësori e labi

Pena jote –lis tabani,

Në çdo stinë je bilbil shpati

Rron or rron Myslym Islami.


Rron or rron Myslym Islami

Në dorë penën e sakicën,

Burrë mentar-babaxhani

Shkrove për dr.Dishnicën.


Shkrove për Ymer Dishnicën

Shkrove për Refik Kasimatin,

Nëpër kohëra lëshon dritën

Maratonomak e pate vrapin.


Maratonomak për dritëliri,

Për shqiptarët në troje të veta,

Si shqiponjë nëpër stuhi

Nëpër dallgë të provoi jeta.


Nëpër dallgë të provoi jeta

Kolonjar,dritë të ka vendi,

Në ballë të flet e vërteta

Shkrove për Ali Kelmendin.


Shkrove për Ali trimërinë,

Veqilharxhin e diturisë,

Pena jote ndrit historinë

O kreshnik i shqiptarisë.


O kreshnik i shqiptarisë

Shok i mirë-stinë behari,

Ndrit në faqe të historisë

Myslym Islami-dritë altari…

18 views0 comments

Комментарии


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page