top of page

MUSTAQET JOSHËSE


Vullnet Mato MUSTAQET JOSHËSE Kisha mustaqe të hijshme, dikur në djalëri dhe lahesha në lumë, në këmbët e një ure. Një bareshë, nga sipër, më ndiqte me sy, sikur të isha dash i ujërave, të asaj hurdhe. Ajo s’mundi ta përmbante, afshin e vajzërisë dhe m’u hodh mbi gjoks, me gjithë rroba. E kapa ku munda, e nxora të thahej në zallishtë, pa synuar trupin e hajthëm, që e shpëtova. Teksa shihja fustanin qullur, ngjitur mbi linja, ndjeva krenari, që femra bëhej fli për mashkull. Por ndjeva dhe keqardhje, që për mustaqet e mia, ajo njomëzake u hodh në lumë, të bëhej shakull. E pyeta, si s’pati frikë, se mund të vritej aty?... Tha: U verbova nga sytë, sikur isha në gjumë, pashë poshtë, si në ëndrra, djalin mustaqezi, u hodha, s’do më linte, të mbytesha në lumë!... E sqarova, se në mustaqe, ku asaj i mbeti syri, thithte ëmbëlsirën e dashit, një dele xanxare, që po ta kapte në lumë, nga flokët e nga gjiri, ato bukuri trupore, mund t’ia shkulte për fare. Baresha më dëgjoi, me vështrim të këputur, sikur të kishte humbur delet, diku pas malit dhe me sytë e përlotur, ajo bukuroshe flutur, ma shkërmoqi zemrën, si gurishtat e zallit. Që nga ajo ngjarje, që më fanitej në gjumë, s’desha më të mbjell e rrit në fytyrë, fije bari. Të mos joshja vajzat, me hijeshi nën hundë, të mos më nxihej shpirti, me mustaqe beqari...

ReplyForward

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page