Murimi në Kështjellën e Rozafës….



Fragment studimi…

Nga Timo Mërkuri

a- Kështjella e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës, me hyrjen kryesore nga verilindja. Është e rrethuar nga ujërat e lumenjve Bunë, Drin dhe Kir si dhe zë një sipërfaqe prej 9 hektarë tokë.

Ka nisur të ndërtohet në mes të shek. V-IV p.e.s, ndërtim që nisi të bëhej me gurë ciklopikë (pellazgjikë) të pa lidhur me llaç, gjurmët e të cilëve ruhen edhe sot. Në këtë kohë zona përeth banohej nga fisi ilir i Labeatëve dhe historiani romak Tit Livi e quan …”vendi më i fortë i Labeatëve”… Në vitin 230 p.e.s. qyteti quhet Scodrinon, informacion i siguruar nga monedhat në gjetjet arkeologjike.

Në vitin 181 p.e.s. qyteti bëhet kryeqëndër e Mbretërisë Ilire me mbret Gentin.Në këtë periudhë qyteti pati shtrirje në pjesën jugore të kodrës, i rrethuar me mure dhe portë hyrëse ndërsa mbi kodër ishte ndërtuar Akropoli Ilir. Pra qysh në këtë kohë kishte marë fizionominë e një qyteti – kështjellë.

Pikërisht në Kështjellë dhe përreth saj gjatë shek.II p.e.s u zhvilluan luftërat me ushtrinë romake dhe në vitin 168 p.e.s, pushtohet prej këtyre të fundit. Në periudhën e perandorit romak me origjinë ilire Diokleciani, qyteti mer statusin e qendrës administrative të provincës së Prevalit.

Pushtohet nga sllavët në vitin 1040 dhe bëhet kryeqëndër e shtetit të Zetës. Pushtohet për një kohë të shkurtër nga bullgarët.Theksojmë se nga gërmimet arkeologjike, nuk janë konstatuar gjurmë ndërtimesh të periudhës së pushtimit sllav në kështjellë.

Në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së Balshajve. Në vitin 1392 osmanët

jua marin Balshajve, por jua rikthejnë përsëri si shpërblim, me qënë se Balshajt i dhanë

Sulltan Muratit II si robinjë haremi, një vajzë shumë të bukur. Balshajt hoqën dorë nga zotërimi duke ja kaluar Venedikut. Është koha kur qyteti mer emrin Scutari. Kjo ishte kohë e punimeve me ritme të larta në kështjellë, e cila përfundimisht mori formën në kohën e sundimit të Balshajve dhe më pas nën zotërimin venedikas. Venedikasve u përket edhe ndërtimi i Kapitenerisë, një ndërtesë me tre kate, e paisur me frëngji topash. Barbakani ndërtohet në periudhën 1407-1414 dhe u forcua me objektiv mbrojtjen e hyrjes në kështjellë. Kompleksi i hyrjes përfundoi më 1468.

Në vitin 1478 Sulltan Mehmeti II, me një ushtri prej mbi 100.000 ushtarësh, rrethon Shkodrën, e cila mbrohej nga një garnizon prej 1600 luftëtarë shkodranë dhe venedikas. Kështjella u dorëzua pas një marrëveshjeje të lidhur midis Venedikut dhe osmanëve, më 25 Prill 1479. Dëmtimet e luftës u riparuan nga turqit me synim riaftësimin e kështjellës si objekt ushtarak.

Gjatë shekullit XVII dhe XVIII qyteti shtrihet në territorin ku ndodhet sot. Kështjella e Shkodrës braktiset nga administrata e qytetit dhe banorët në vitin 1865, duke shërbyer më pas vetëm si qendër e garnizonit osman.

E paraqitëm këtë historik të shkurtër të kësaj kështjelle, për të treguar se ajo është ndërtim shqiptar dhe sllavët nuk kanë luajtur asnjë rol në historinë e ndërtimit të saj apo të qytetit të Shkodrës. Madje Prokopi i Çezaresë e përfshin ndër veprat e ndërtuara në kohën e perandorit Justinian.



b- Emri “Rozafa” i kështjellës përdoret në periudhën e mesjetës, gjatë kohës së pushtimeve sllavo-bizantine. E dokumentuar gjëndet për herë të parë në biografinë e Nemanjit nga Stefani i Pakurorëzuar, në vitin 1215. Te Barleti e gjejmë në vitin 1480 në trajtën Rozapha. Marin Barleti, në veprën e tij, “Rrethimi i Shkodrës” shkruan se: “Na patën rënë në dorë disa shkrime… Ishin shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet, të quajtur Fa, qenë themelueset e parë të Shkodrës e prandaj fortesa e saj quhet Rozafa”. Pra, Barleti nuk e përmend asgjëkundi flijimin në shënimet e tij, për këtë arsye edhe referimi te Barleti në lidhje me baladën e murimit nuk është i saktë. Referimi te Barleti mbetet vetëm një hipotezë për baladën e murimit, por ndërkohë është argument kyç për origjinën dhe hershmërinë e emrit “Rozafa” të kështjellës, origjinë që nuk ka asnjë lidhje me gjuhën sllave dhe me vetë sllavët, pretenduesit më të parë për autorësinë e baladës…

b.1- Shekuj më von, konsujt francezë Hecquard dhe Degrand mbledhin variante të baladës së ndërtimit të kështjellës së Shkodrës, ku citohet motive i murosjes dhe ai i besës.

b.2- Kënga e kështjellës së Shkodrës, siç këndohet në popull, është regjistruar nga mbledhësi i apasionuar i folklorit shkodran Kasëm Taipi.

c-Në vitin 1814 këtë baladë e regjistron Vuk Karaxhiçi prej një rapsodi nga Kolashini, i shton mbi 60 vargje qysh në fillim, e titullon “Zidanie Skadra” (Ndërtimi i Shkodrës) dhe e pagëzon si baladë serbe. Në vitet 1814 dhe 1815 Karaxhiçi botoi dy vëllime me Këngë Folklorike Serbe të cilat tërhoqën vëmendjen e të gjithë Evropës letrare dhe Amerikës. Goethe i karakterizoi si "të shkëlqyera dhe të denja për t'u krahasuar me Këngën e Këngëve të Solomonit".... Në vitin 1824, Vuk Karaxhiç i dërgoi një kopje të koleksionit të tij me këngë e balada popullore Jakob Grimm, i cili u entusiazmua veçanërisht nga balada “Zidanje Skadra” (Ndërtimi i Shkodrës). Grimm e përktheu në gjermanisht dhe e botoi, duke entusiazmuar menjëherë lexuesit e shumtë. Grimm i krahasoi ato me lulet më fisnike të poezisë Homerike, ndërsa për baladën “Zidanje Skadra” ai u shpreh se është: "...një nga poezitë më prekëse të të gjitha kombeve dhe të gjitha kohërave". Themeluesit e Shkollës Romantike në Francë, Charles Nodier, Prosper Mérimé, Lamartine, Gerard de Nerval dhe Claude Fauriel përkthyen cikle të tjera dhe i publikuan, duke tërhequr edhe vëmëndjen e Alexander Pushkin apo të poetit kombëtar finlandez Johan Ludvig Runeberg si dhe të shumë shkrimtarëve dhe poetëve europianë të kohës. Por pikërisht bukuria e kësaj balade, e prezantuar si krijim serb, duke tërhequr vëmëndjen e shkrimtarëve dhe poetëve, ngjalli edhe pyetjen kureshtare për mungesën e paraqitjes së poezisë popullore shqiptare. Kjo pyetje është bërë nga Prosper Merime, i cili shkruan në “Revue Contemporaine...Si është e mundur që një popull midis grekëve dhe serbëve të ketë qëndruar ngurtësisht i huaj në lëvizjen poetike të popujve fqinjë...” c.1- Prosper Merimeja e pati një të drejtë në pyetjen e tij sepse, ndërsa populli ynë krijonte perla poetike, interesimi i intelektualëve shqiptarë të kohës për mbledhjen dhe propogandimin e tyre ka nisur me shumë vonesë. Shqiptarët historikisht (dhe fatkeqësisht) i kanë prezantuar me vonesë para botës pasurinë dhe bukurinë e aseteve të tyre kulturore. Për këtë baladë, nisma ka ardhur nga Thimi Mitko në vitet 1868-1978, me botimet e tij te “Bleta shqiptare”. Por përsëri është shumë von. Është fakt që prezantimin e parë të baladës së murimit në botën letrare europiane e ka bërë Vuk Karaxhiçi, sigurisht të veshur me kostum dhe të paisur me pasaportë serbe…

c.2- Pasi u njohën me këtë fallsifikim kombësie të baladës, fretërit françeskanë Donat Kurti, Bernardin Palaj, Gjergj Fishta etj, punuan me intensitet mbi krijimet popullore dhe materialet e mbledhura e studimet mbi ‘to i botuan te “Visareve të Kombit”. Kësaj armate ju shtua edhe kontributi i mëpasëm i Ernest Koliqit, Dhimitër Shuteriqit etj, për tu vijuar më von nga Qemal Haxhihasani, Zihni Sako, Vili Kamsi, Jorgo Panajoti, Gjergj Zheji, Mark Tirta, duke aritur majat e studimeve shkencore me Eqerem Çabejn, Aleks Budën, Idriz Ajetin dhe deri te Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Shaban Sinani e Adrian Klosi etj.

c.3- Legjenda e Rozafës egziston në shumë variante, në treva të ndryshme të vendit tonë. Veç variantit të Rozafës, ajo egziston në trevat shqiptare të mbetura jashtë kufijve shtetërorë jugore, e njohur në variantin…”Një kala Prevezës i ndërtojmë”, egziston për kalanë e Elbasanit, si qëndra e vendbanimeve shqiptare. Gjithsej…deri në vitin 1965 janë regjistruar tekste (nga të cilat 32 inçizuar; 19 për kala dhe 13 për ura) në 150 qendra të banuara…. Interesant është fakti se kjo baladë në vendin tonë egziston për kështjella, për ura por edhe për një kishë. Pavarësisht llojshmërisë të objekteve kështjellë, urë apo kishë, balada e murimit ka gati të njëjtin subjekt, me disa pak stilizime që cilësojnë vend murimin. Por ndërkohë të pandryshueshme ka ritin pagan të murimit me shkakun e saj dhe besën e tre vëllezërve, të cilat do t’i analizojmë specifikisht.

d-Balada e murimit egziston në shumë popuj, por dendësinë më të madhe të motërzimeve e

ka në popujt e ballkanit. Pikërisht te këta popuj janë dhe pretendentët më të mëdhenj për autorësinë fillesatre të kësaj balade. Ne nuk pretendojmë t’i japim zgjidhje misterit të origjinës së baladës, por duke studiuar variantin serb të kësaj balade, duke njohur kohën, mënyrën dhe burimin e regjistrimit të saj, vargjet e shtuara pas regjistrimit te variant fillestar, e shohim të arsyeshme të shprehemi.

dh- Është folur për variantin serb të Vuk Karaxhiçit por në asnjë rast nuk është publikuar ky variant te ne, qoftë në gjuhën sllave qoftë i përkthyer apo përshtatur në shqip. Jo vetëm kaq, por edhe rrethanat e regjistrimit të kësaj balade nuk janë bërë të njohura dhe as janë analizuar dhe as janë ballafaquar me variantin shqiptar.

dh.1-Duke patur parasysh se balada e murimit të Rozafës është një këngë epike, një njohës i mirë i folklorit shtron fillimisht pyetjen: A kanë serbët këngë epike dhe traditë në këtë drejjtim. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, pas një analize të hollësishme, Veiz Sejko shkruan: “Serbia s'ka këngë popullore kreshnike. Serbia guslën e njeh përmjet rapsodëve të jashtëm endacakë të verbër ose të paverbër që sillen poshtë e lart për të fituar bukën e gojës, dhe meqë e dinë që në

Serbi nuk ka epikë i vardisen pikërisht asaj”. Edhe vetë Vuk Karaxhiçi nuk paraqet asnjë

argument që ta kundërshtojë këtë fakt…. “Në një bashkëbisedim me A.Dozonin me 1857 Vuku shprehet : “Sot vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në krahina malore të Serbisë Jugore ka gust për këngë heroike...” Por ama… krahina malore të Serbisë Jugore… janë malsitë e Kosovës. Pra vetëm Kosova ka traditë me këngë epike dhe jo Serbia. Gjithashtu, duke folur për baladën Zidanje Skadra të mbledhur prej Vuk Karaxhiçit, M.Ibrovacit thotë “Kjo poezi