
MUNGESA E LIRISË Poezi nga PETRO MARKO
Ti ishe Një mëngjes i freskët Që lëshonte Tinguj të kthjellët
Dhe ishe një kopsht i derdhur Zot sa i derdhur Me erë me ngjyrë Mbytje çdo gjë përreth Nga duart nga yjet Si nga një libër i hapur Mund të parathoshe çdo gjë Si fatthënë e rysur që ishe Po jepeshe lehtë Si një kafshë E lodhur nga ndjekjet Se në flokë Në ballë Në sy Kudo Të vihej re Mungesa e lirisë
(Përgatiti. Eli Kanina)