MUAJI NËNTOR 2021: Kujtojmë ...




Fritz RADOVANI



9 NANDOR 1944 MUNTAZ KOKALARI Intelektual i njohun gjinokastrit shkruen një leter tri ditë para pushkatimit pa gjyq nga terroristi vrasës Enver Hoxha: “Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale…Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë…”(AQSH, F.14 d.2/a v.1944)

●U pushkatuen pa gjyq dhe pa faj nga gueriljet komuniste pranë hotel Bristol në Tiranë, me urdhën të Enver Hoxhës dhe zbatuesit të urdhnave të tij, kriminelit Kristo Themelko, agjent i njohun i jugosllavëve deri në vdekje, edhe 14 intelektualë të shquem të kombit e të kulturës Shqiptare. Ata ishin: Ismail Agë Petrela, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Syrja Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti etj. Ditët e terrorit komunist kishin nisë nga gueriljet qysh më 28 tetor 1944, kur u pushkatuen në dyer të shtëpive, nëpër rrugica dhe sheshe etj.., me qellim terrori e frike ish-oficerët e karrierës së Ushtrisë Kombëtare: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Muharrem Liku etj, dhe vijuan deri më 16 nëntor 1944.

17 NANDOR 1944:Forcat ushtarake pushtuese gjermane ikin nga Tirana në Veri.

●29 NANDOR 1944 Forccat ushtarake gjermane dalin nga Shkodra ora 3.00 nade, e mbasi ikin edhe nga Jugosllavia, këta dy popuj të pushtuem nga komunistët e Titos, u konsideruen të “çliruem”. E Hoxha deklaroi: “Ndaj Jugosllavisë nuk kemi pretendime!”


20 NANDOR 1866 U le shkrimtari Don Ndre MJEDJA(1866 – 1937).


12 Nandor 1944 Pushkatohet pa gjyq perkthyesi Lorenc RASHA 44 vjeç...


2 NANDOR 1945 Dita e të Shuemve në Zallin e Kirit mbas Vorreve të Rrëmajit. Forcat e amatosuna të Sigurimit komunist zhdukun Vorrezat e të pushkatuemve...


●27 NANDOR 1945: TRAKTI I ORGANIZATES ANTIKOMUNISTE NË SHKODER, “BASHKIMI SHQIPTAR” : “Mos gabo me votue per bishat komuniste!” Ndersa tjetri ishte: “Masakrat në Shqipni i bajnë me urdhen të Titos dhe Stalinit!”. Fillojnë arrestimet me pjesmarrës në Organizatë me Gjovalin ZEZAJ dhe Luigj KÇIRA.


6 Nandor 1946 Arrestohet Don Prek QAFALIA. Ishte Meshtar në Mirditë.

10 Nandor 1946 Vritet pabesisht në Reç nga komunistët Don Luigj PICI (1907 – 1946).


12 Nandor 1946 Arrestohet At Petraq ISAK . U dënue në Elbasan me 15 vjet burg...


12 Nandor 1946 Arrestohet: At Donat KURTI, Don Mark HASI dhe Don Anton MUZAJ.


14 Nandor 1946 Pushkatohet në Tuz Imzot Nikoll TUSHA.


15 Nandor 1946 Arrestohet Imzot Frano GJINI ...Rregjent Apostolik i Vatikanit.


15 Nandor 1946 Arrestohet At Mati PRENNUSHI ...Provinçial i Fretenve.


15 Nandor 1946 Arrestohet Fra Ndue VILA, nuk i dorzon çilsat e Kishës sigurimit shtetit.


16 Nandor 1946 Pushkatohet i dënuem dy vjet Misionari gjerman Don Zef MAKSEN.


●16 – 17 NANDOR 1946 Futen armët rreth orës 2 – 4 të mjesit nga Sigurimi i Shtetit në Kishen Françeskane të Shkodres, dhe Kuvendi kthehet në Burg me 800 të burgosun...


●25 Nandor 1946 Pushkatohen në Prizren të akuzuemit e pafajshem me Organizaten “Katoliçeskaja Banda”: At Bernard LLUPI, Maria SHLLAKU, Prof. Kol PARUBI dhe mësuesi Gjergj MARTINI.


12 Nandor 1947 Arrestohet Don Ejell DEDA, vdes në burg 31 vjeçar.