top of page

Motet ikin e lënë gjurmë


NIKO GJYZARI, NË 85 VJETOR

Nga Luan Çipi


Pa pritur, pa lajmëruar,

Motet ikin e lënë gjurmë,

Ngelëm duke numëruar,

Jeta rrjedh, vërshon si lum.

Nikua, vite tetëdhjetë e pesë,

Ditë me diell, shi e borë,

Aq sa janë, na japin shpresë,

Të bëhet njëshekullorë.

Nuk është jetë dosido,

Po me përgjegjësi të lart,

Gjer kandidat në Byro,

Për karshi me Komandant.

Ish në dhjetëshen që drejtonte

Qeverinë dhe Partinë,

Mendimi aty buronte

Dhe ngadhënjente Shqipërinë.

Për Financat, ish epror,

Në Kom - Plan, kryetar,

Për Bankat, Guvernator,

Këtu kudo, zë i parë.

Zë, që nuk u shua kurrë

Dhe pas kohës së ndryshimit,

Përherë shkëlqente, ky burrë,

Si përçues i përparimit.

Në shërbim mbi tetëdhjetë vjeç,

Rekord për punëgjatësi,

Këshilltar me vlerë e peshë,

Model për korrektësi.

Për shtet e për shoqëri

Mirësitë, ka mbledhur tok,

Si Shqiptar e si  njeri,

Babë i mirë, mik e shok.

Të gjithë sot e shpallim vetë

Urimin, si flakë zjarri:

Edhe njëqind vite jetë,

Rroftë e qoftë #Niko #Gjyzari!

#Vlorë, më 10.11. 2019

54 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page