top of page

Mos qajë pra...


Minush Hoxha


Mos mendo se nuk kuptova ecjen tënde të rëndë At tragjiken e dilemës që ta shihja tek sytë Mos mendo se nuk kuptova se nuk të rihej ku ishe po as t’i jipje fund rrugëtimit tëndë. E shih ti të pakuptueshmën! Absurdin! E drejtë saj çdo ditë shtyje vetën disi- pa dijtur Tek ecje ngadalë-ngadalë, si kërmij i trishtë. E në vete në atë intimen sekrete Truaje me mëllef kullën e fildishtë Atë jetën në përalla me hepiend të vëllëzëve Grim Me atë fjalën e fundit „përralla në shkallë...“ Gjithnjë duke qenë kryeaktori e Zoti i përrallës. Po ti mos qajë që ndërroj skenë e përrallave Se përralla janë të gjitha Ja, ndodhi e u gjete në ato të Shekspirit, të rënda Me syzhe të thellë, filosofik se, tashmë i di dhe e kupton këte Se ç’është e vërteta, Tërë jeta,veç e Shespirit ishte! Nuk janë thupura që shkulen me një hov dore Hej të thella janë, shumë të thella xhan, Sje një qyqe e s’i vë para syve tu! Ta jetosh misterin e Hamletit, Otellos e Magbethit E ti ngujohesh në botën e limonades e shllagut Në të cilën epilogu është përherë i gëzuar. I shikon me frikë e ngjethje E qanë si një fëmijë q’i treti bonboni i kuq në lloç. Mos i qajë vetmisë sate Mos qaj se i huqe të tërat si një bastaxhi pa fat. Ka në misterin jetësor akoma rrugina, të drejta e të dredhura dhe qoshka të ngrofta ngushlluese ka akoma takime të dashurish, ahengje të thjeshta e pëkëdhelje kalamajsh që veç me një puthje të japin shpëtimin. Ka...

Ç’ natë e vështirë që bënë

Si një hero vizatimor me robëdeshambër blu dukëm si luget, Ikëm nga shtrati i fortë, natën Dhe diç më ndalë frymën: Nam i rremë i djallit të zi A ëndërr e keqe e një kohe të lashtë.

Ç’ natë e vështirë moj grua!

Vjellin gurmazët e automatikëve fishek të fqinjit pa numër secili që hikën me moshë nga puberteti e që i futën me tyta n’ëndërallë të kot jo më pak se 3oo i mba nën jastek /o ç’jastek i fortë/

Me kapelë me tuf si një kaçubet /jam i trembur dhe natyrisht dukëm keq/ nxjerrë kokën nga dritarja andej nga përendimi, nga malet era më sjellë aromë temjani, shlive e dhune me to po -dhe ndoi tingull matuf për njëfarë epopeje që me kanosje t’hanxharit ja vodhën historisë që lepujt e zi kolos i bënë e kolosët i shndërruan në mij O po, po Të tëra i kuptova! Ç’natë e vështirë moj grua! Po shkrepëtinë? Automatiku i ëndërallës së vjetër? Duket sikur u shëmbë qielli Ore, mos lufta filloj? Përplasa dritarën Ja, tërhoqa dhe kokën nën kapelë me tufë Dhje me një hecje të qetë Mu si pinkpanter Nga frika Në shtrat iu ngjita gruas /nuk pashë, ishte terr/. 29.o9.1991

39 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page