top of page

MOS PËRÇANI ...


MOS PËRÇANI (EDHE NJËHERE) KOMBIN ARBËROR!...

E kemi thënë dhe herë të tjera se ‘’ARMIKU’’ më i egër i shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Duke i hedhur një sy historisë, do të konstatojmë se sa herë kombi shqiptar është përpjekur të ngrejë krye, të bashkohet, është gjendur ngahera ndonjë shqiptar- ose shumë shqiptarë- që e kanë penguar, duke dalë kundër Arbërisë dhe duke u shërbyer armiqve dhe pushtuesve të trojeve të tyre. U shërbyen bizantinëve, (disa perandorë të kësaj perandorie ishin me prejardhje iliro shqiptare duke filluar nga kryesorët, Konstandini i Madh (nga ku mori dhe emrin Konstandinopoja,) Justinaianët,Komnenët -akoma dhe Pirroja e lashtësisë- e shumë të tjerë, por askush nga këta nuk u përpoq për kombin e tyre- si bënin ata të fqinjëve-përkundrazi hynë në shërbim fqinjve që ngahera punonin për kombet e tyre. Pastaj hidhni një sy perandorisë Otomane...Shqiptarët ishin gjithnjë në krye të piramidës por të gjithë- ose pjesa më e madhe e tyre u shërbenin sullltanit deri sa dikur...po dikur, shfaq një figurë e ndritur për popullin dhe kombin shqipta: GJERGJ KASTRIOTI -SKENDERBEU! Por edhe ai pati ‘’tradhëtarin e tij’’ nipin... Hamzain që donte t’u shërbente sulltanëve... Rëndësi historike është se për herë të parë dëgjohej kombi arbëror, madje tronditi jo vetëm perendorinë otomane por edhe një pjesë të Europës që për herë të parë shikonte e dëgjonte një popull të çuditëshëm që përballonte me sukses dy sulltanë që deri atëhere dukeshin të papërballueshëm. Por kjo histori lavdie mbajti rreth tridhjet vjet (kohë e papërfillëshme për historinë) dhe pastaj sikur ...u harrua. Shqiptarët u shpërndanë në shumë vende të Ballkanit dhe në Italinë e jugut...madje pothuajse u ngultën në të gjithë Greqinë e mëvonëshme dhe të sotme- diku u quajtën arbëreshë dhe diku tjetër arvanitas..veçse po përdoreshin nga të huajt për qëllikmet e tyre... Pashallarët dhe oficerë më të dëgjuar të Turqisë u bënë shqiptarët (mbeturinat e këtyre ishin dhe Mustafa Qemal (Ataturku), Muhamet Ali Pasha (i Egjiptit) që të mos përmendim pashallarët e tjerë të shpërndarë në të gjithë perandorinë si Bushatllinjtë e Ali PashëTepelena. Por këta asqë menduan ndonjëherë për kombin dhe gjakun e tyre arbëror,përveç se i përdornin bashkëkombasit e tyre për pushetin vetiak ose të sulltanit.. Nga ana tjetër Arvanitasit e Greqisë u bënë kapedanët e çlirimit të Greqisë nga Turqit (madje shumë prej tyre u bënë kryemnistra e presidentë të Greqisë (të përmendim të fundit: admiralin Kundurjotin dhe diktatorin Pangallos- duke mos harruar Boçarenjtë, Xhavellat, Bubulinat e Mjaulët..) Arbëreshët u përdorën nga Garibaldi si luftëtarë për liri (të Italisë!) Por, megjithëse këta flisnin arbërisht në shtëpi, askush nuk çau kokën për Arbërinë... Dhe të mos harrojmë dhe ata qindra mijra shqiptarë që ishin banues në Turqinë e sotme-kudo kishte dhe ka shqiptarë, shumë prej të cilëve u përdorëpn në luftrat e tyre akoma dhe në Afrikë (për çlirimin e Egjiptit p.sh!) Ose kur një shqiptar tjetër, Ibrahim Pashai që u dërgua në Greqinë e revoltuar.ku shtypi egërsisht bashkëkëmbësit e tij që luftonin për çlirimin e...Greqisë! Megjithatë dukej sikur ky komb nuk ekzistonte madje kur dhe Rilindasit kërkuan të ringjalleshin- të përdornin gjuhën e tyre dhe të krijonn alfabetin shqip- Porta e Lartë dhe Patrikana (E krishterë!!!) ranë në ujdi të mos lejonin krijimin e alfabetit shqip...

Rilindasit po luftonin vetëm. Nuk kishin asnjë aleat. Dikush i quante grekë, një tjetër turq dhe dikush se Shqipëria na qënka një shprehje gjeografike!(Bismark!) Shqiptarët nuk kishin asnjë aleat (po të përjashtojmë disa zëra të intelektualëve që nuk ndikonin aspak në politikën europjane (s ishte Lord Bajroni!) Fqinjët që kishin marrë pavarësinë dhe ishin shkëputur nga perandoria e Stambollit, po përpiqesin të gllabëronin të gjitha trevat shqiptare me shpresë që të asimilonin ose të zhduknin rracën e arbërve nga Ballkani. Shqiptarët- me prapambetjen dhe varfërinë e tyre po përpiqeshin vetëm kur fuqitë e ‘’mëdha’’ europjane vendosnin pa pikë turpi zhdukje e këtij kombit (Kujtojmë traktatin famëkeq të Londrës!) Aasnjë zë në favor të arbërve. Të gjithë kundër tyre...dhe atje ku kishin filluar të dëshpërohen...paprtur e vjen një zë i fortë nga larg, shumë larg, përtej detit: ‘’KUJDES PËR SHQIPËRINË! SHPËTOJENI!’’

Ishte zëri i fuqishëm i Presidentit amerikan UILSON!Atje në Lidhjen e Kombeve për herë të parë kumboi fort zëri i shqiptarit të madh Fan Noli, duke pasur përkrahjen e fuqisë së madhe të përtej Atllantikut-PRESIDENTIT UILSON! Europjanët , deshën s’deshën, pranuan ekzistencën e një shtetit të vogël shqiptar buzë Adriatikut të një kombit të cunguar e të rrënuar nga shovinistët fqinjë që e rrethonin dhe po gllabëronin pjesën më të madhe të trojeve arbërore! Veçse shqiptarët për herë të parë kishin një aleat të largët por të fuqishëm që nuk do t’i braktiste kurrë! Dhe këtë Amerika e tregoi disa herë....si në luftën e dytë botërore, kur, mjerisht ata që u ngritën në luftë kundër okupatorëve nazifashistë, u treguan kaq të verbër e fanatikë sa nuk çmuan aleatin e vërtetë të popullit shqiptar (Amerikën) por u bashkuan me ‘’sllavët’,’ armiqtë shekullorë të arbërve. Sa mbajti aleanca me sllavët e jugut (sërbët)? Vetëm katër vjet që të kuptonin syleshët e Tiranës se Titoja dhe sërbët nuk ishin të kënaqur me gyjsma e territorit arbëror që kishin (Kosovë Metohi e quanin, ju kujtohet?) por sipas porosinë e ‘’vëllait të madh’’ (Baba Stalini e quanin) donte të gllabëronte (ta gëlltiste kishte thënë) të gjithë Shqipërinë e vogël deri në Adriatik!Kush e shpëtoi Shqipërinë? Mos ju kujtohet se kush e mbrojti Shqipërinë në 1949? Mos Moska? Jooo! Stalini nuk e dinte se nga binte Shqipëria akoma.. Prapë Uashingtoni i doli në mbrojtje dhe u a bëri të qartë qarqeve shovinsite: Askush të mos prekë tokën shqiptare. Po, duam të rrëzojmë regjimin komunist, por në asnjë mënyrë nuk duam të prekim tërësinë tokësore të Shqipërisë së vogël... Por edhe njëherë të verbërit e Tiranës vrapuan drejt Moskës..deri sa në krye të Kremlinit u ngjit ukrainasi (po, ukrainasi) Hrushov dhe kur fanatikët e Tiranës i u kundërvunë-kishin mosmarrëveshje për.. Stalinin,thanë- çfarë bëri Moska? U preu shqiptarëve grurin- e më mirë ta hanin minjtë se sa shqiptarët e pabindur, thanë! Pastaj erdhën kinezët...

Dihet se pas viteve gjashtëdhjetë dhe pasi ishte larguar nga Traktati i Varshavës, Shqipëria kishte mbetur vetëm- Kina ishte shumë larg dhe e dobët që ta mbronte! Veçse edhe në atë kohë kur Tirana çirrej kundër ‘’Imperializmit amerikan’’ e dinte se pikërisht ‘’ai imperializëm’’ e mbronte nga çdo rrezik, sidomos lindor. Është e admirueshme durimi i amerikanëve me britmat histerike të Tiranës ‘’komuniste’’. Dhe shovinistët që e rrethonin (ishte interesante por Shqipëria ishte vendi i vetmi në botë që rrethohej nga të gjitha anët me bashkëkombës të saj!) e dinin se Daj Sami nuk do t’i lejonte ta preknin vendin e Shqiponjave! (Si e quanin!) Dikur diktatura komuniste u shëmb- amerikanët vrapuan në Tiranë- por në Tiranë pushtetin, mjerisht, e muarnë ish komunistët dhe njeriu më antiamerikan që ekziston akoma sot (Saliu!) Megjithatë shqiptarët nuk u braktisën më dserisa erdhi kulmi i shpëtimit të shqiptarëve të ish Jugosllavisë. Fillimisht Millosheviç kishte thënë: do t’i shporrim shqiptarët nga vendi i ‘’ynë’’ dhe afro një milion kosovarë u çrrrënjosën dhe kaluan kufirin e Shqipërisë- të vëllezërve të tyre që megjithë varfërinë e tyre të skajëshme, hapën shtëpitë dhe ndanë atë kothere bukë që kishin me vëllezërit e tyre kosovare! Ju kujtohet vëllezër kosovarë kjo? (Këtu nuk flasim për pushtetarët të të dy anëve të kufirit, por për vetë popullin) Sigurisht dashuria vllazërore nuk harrohet! PASTAJ? Ç’NDODHI PASTAJ? KJO JU KUJTOHET TË PAKTËN? Kush e shpëtoi popullin shqiptar, kush e shpëtoi Kosovën? Edhe njëherë ALEATI I VJETËR, SHBA! Mos më thoni se europjanët do të ndërhynin të shpëtonin Kosovën dhe popullin shqiptar nga barbaria e shovinistëve sërbomëdhenj! PO të mos kishte lëvizur Uashingtoni, europjanët do të bënin sikur derdhnin lotë krokodili për shqiptarët e gjorë dhe do të ndihmonin Sërbinë si ngahera... Por AMERIKANËT nuk bënë pazare me Millosheviçin! I thyen brinjtë dhe krijuan shtetin e ri shqiptar KOSOVËN! Ju kujtohet të dashur Kosovarë kush e çliroi dhe krijoi shtetin tuaj? Sigurisht ju kujtohet, madje të gjithë u jemi mirënjohës amerikanëve...përveç disa nongratës që po i kundërvihen Uashingtonit dhe i kanë sytë nga Moska! Jo, kurrë, zoti na ruajt! Kurrë nuk do të prrishim miqësinë dhe lidhjet e shqiptarëve me amerikanët. Dhe politikanët shqiptarë nga të dy anët- e kufijve (Tiranë- Prishtinë) ta kenë të qartë se prrishja e miqësisë me Uashingtonin përbën rrezik i madh për ekzistencën e kombit arbëror!

Ditët e fundit po bëhet zhurmë e madhe si në Prishtinë ashtu dhe në Tiranë se...amerikanët po ‘’ndërhyjnë’’ në ...punët e brëndëshme të Kosovës.. Jo more! Duket se edhe njëherë po ngrejmë kryet ‘’Kundër imperialimit amerikan!’’ Është e mundur? Ku i çon mushka këta politikanë shqiptarë- nga të dy anët e shteteve arbërorë? Duan të mbeten vetëm në mëshirë të shovinistëve? Pastaj...si është e mundur që Tirana dhe Prishtina të mos mirren vesh dhe të mos pajtohen në një politikë kombëtare? Nuk dua të kritikoj as të përkrah asnjë politikan të Tirannës apo të Prishtinës! Vetë një gjë u them-(si TESTAMENT- të jetës sime): MOS U GRINDNI! MOS U PËRÇANI! MOS PËRÇANI (dhe njëherë) KOMBIN E ARBËRIT!

KRISTO ZHARKALLI, 10 QERSHOR 2023.

6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page