top of page

…mos i zgjënjeni të dashurit tuaj




Në një udhëtim me avion, midis shumë pasagjerëve, ndodhej edhe një djalë i vogël. Teksa avioni ecte midis reve drejt destinacionit, disa prej pasagjerëve i kishte zënë gjumi, disa bisedonin, e fëmija luante për qefin e tij me një makinë lodër.

Një moment, avioni nis të dridhet shumë dhe të gjithë pasagjerët i kap paniku. Filluan ulërima dhe thirrje dëshpërimi gjithandej. Madje një burrë i cili ishte ulur ngjitur me djalin e vogël, u ngjesh pas sediljes dhe kish ngrirë i tëri nga frika. I vetmi që nuk u shqetësua fare, ishte djali i vogël i cili vijoi të luante me lodrën e tij, totalisht indiferent për çka po ndodhte.

Pasi avioni doli nga zona e rrezikshme dhe u ul shëndoshë e mirë, burri pyet djalin e vogël: "Vogëlush më ke mahnitur, si ka mundësi që nuk u frikësove aspak ndërkohë që ne të gjithëve po na pushonte zemra?"

Djali iu përgjigj: "Piloti i këtij avioni ishte babi im dhe ai më pati premtuar se do të mbërrijmë shëndoshë e mirë. Ai kurrë nuk më zhgënjen".

Mësimi:

Dashuria e vërtetë e pajis njeriun me besim të plotë. Njeriu i zemrës nuk të lë asnjëherë në baltë. Kjo është diçka shumë e bukur, por kujdes, mos i zgjënjeni të dashurit tuaj sepse ata ju besojnë verbërisht. (Mësimi)

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page