Razije Musa
Kam pranuar disa mesazhe nga nanat e shqetësuara me faktin që familjarët që kanë kontakte me shumë njerëz, të afërm apo të njohur përqafojnë fëmijët e tyre duke anashkaluar masat që i kanë vënë institucionet e vendit.
Fillimisht duhet të keni shumë kujdes ndaj vetes dhe cdo kategorie tjetër, por kur vjen puna te fëmijët duhet të krijoni kulturë që fëmija të mos përqafohet pa lejen e prindit e në kohë pandemie kjo nuk duhet të ndodhë asesi.
Mund ta doni dhe përshëndetni në distancë duke mos e rrezikuar, ky është akt me i fuqishëm i dashurisë se sa përqafimet të cilat janë rrezik për bartjen e virusit.
Kujdes me fëmijët, mbani maskë, lani duartë ose përdorni dezinfektues dhe mbani distancë.
Mund të thuhet se fëmijët e kalojnë më lehtë virusin por më mirë do të ishte të mos e përjetojnë fare.
Me dashuri, Razija
Comments