top of page

Monologu I munguar i një nëne......



Nuk besoja se do të vinte kështu jeta

Se si do të vinte për mua

Kjo ditë

Besomëni, fëmijë,

Më shumë se botën

Ju desha

Falmani dhimbjen që ju erdhi në shpirt!


Do të doja të shtrohesha me ju në tryezë,

Të bëja një fustan

Që s'e ka bërë askush

Oh, në buzë më ka ardhur

Tinzare heshtja

Dhe një dallgë e fortë

Më ka ardhur në trup

O desha t'ju

Përkëdhelja sërish

Si fëmijë

Të gdhija netët e gjata

Në prag duke ju pritur

Po falmani, lotin që

Derdhni për mua

Pa mbarim

Në ditët prindërore dhe gjumin ua kam

Prishur.

Do të merrja me ju

Këngë në dasma

Të gatuaja

Ëmbëlsira deri sa

Të vinte agimi

Të mendohem para jush

Te shkronjat e arta

Me gëzimin nëne

Dhe emocion gjyshërimi.


E falmani që vellon e trishtimit po ua hedh

Mos më shihni hapat

që ngatërrueshëm i hedh!


Nuk dua të jem si gjethja që vjeshta hedh

Por blerimi kujtesës

Që s',vyshket kurrë, kurrë!


TY TË FLAS.

Të flas Por nuk më përgjigjesh fare, Më ke pranë por nuk më shikon, Të them kush jam E ti hesht Oh. Nuk më kujton! Më merr duart me butësi Më shtrëngon thellë në gjoks. Ooo më zgjohet e bukura fëmijëri Më zgjohet ledhatimi i ngrohtë O unë jam vajza jote e mirë Dije, nënë! Me ty jetoj dhimbjen Me ty jetoj lumturinë.

4 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page