
Vullnet Mato (Poemë rinore, me rimë njëzanore.)
Moj e bukura, Afërdita, pse më le aq shumë të prita, sa u trullosa, e keq u mërzita, shtyllë në këmbë u rraskapita?
Kur ra muzgu, perëndoi dita, erdhe në errësirë pa drita. Sapo të pashë, u mahnita, llamburitje, si ylli Afërdita!
Menjëherë pranë t’u çapita, me njëmijë puthje të gostita, në një bar të butë të shtrita, dhe shumë i etur t’u vërvita.
Buzët tek mjalti yt i ngjita, faqet e kuqe t’i purpurita, gjithë kopsat, t’i shkopsita nën hënë, skulpturë sodita;
Dridheshe, kur të çuçurita sa t’u bë mishi, rica-rica. U bëra bebe, cicat t’i gugita, ngjesha buzët, t’i rrufita;
Desha të pi, dy-tre pika, se më ishte tharë gryka... The: s’kam qumësht në cica dhe më dhe ujë te korita.
Si i azdisur, aty u zhyta, gjakun në deje flakërita, piva shumë e u llokoçita, sa gjithë kockat i shkoqita;
Si dem race hungërita, kokë e këmbë, u djersita, nga gjithë trupi u nemita, dhe nga mendja u lajthita;
Ca fjalë zjarri murmurita, se lumturi veç nga ty prita, dhe desha të vdisja te korita. Por ti qeshje, si ylli Afërdita.
Kur më puthe, sërish u ngrita, dhe prapë i uritur, për ty isha. Por afroi të zbardhte drita, fjalë të tjera, nuk pipëtita;
Si hajduti, nëpër natë ika, mos na shihnin, nga frika, nëpër ferra e driza u sfilita, pantallonat nën gju i grisa,
Nëpër mure u zvarrita, nëpër baltëra u gremisa, u bëra pis e u batërdisa, shava rrugën fjalë të pista.
Mos më lër më gjatë tek prita, se tani zemrën, te jotja ngjita, dua të pi e të falem te korita edhe në të vështirat kondita;
Derisa të bëhesh imja, e gjitha, nuse me vello të bardhë si drita, prerë në qiell, nga retë e hirta, moj e bukura, si ylli Afërdita!
Comments