top of page

Mjete të lashta





Astrit Lulushi


Gjëja më e çuditshme ka ndodhur në Romën e lashtë. Kur legjionet romake hynin në betejë, forcat kundërshtare shpesh mbanin flamuj të gjatë që ishin më tepër si çorape ere. Ato ishin të dizajnuara për t'u fryrë nga ajri, dhe të pikturuara me dragonj ose krijesa fantastike, lëshonin një ulërimë ose fërshëllimë të çuditshme, për të frikësuar (zakonisht me sukses) ushtrinë kundërshtare.

Keltët e ilirët përdornin çorapët e erës si dhe dakët. Në luftërat që legjionet e Trajanit zhvilluan në Daki kundër Decebalit (Delbardhi), dakët, si mjete lufte, kishin koka kafshësh të derdhura në bronz, të cilat kur ngriheshin në erë lëshonin një ton fërshëllyes për të trembur armikun. Imagjinoni një shkop të gjatë me një kokë kafshe të mbërthyer sipër që përplaset me erën duke u valëvitur dhe krijon zë ulëritës.

Mund të jetë një ide e mirë për të ndërtuar sot të tilla për t’i ngritur lart në protesta që paralajmërojnë politikanët për furtunën që nuk është larg.

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page