top of page

MISTERI I LIBRIT QË DY FËMIJË E DORËZUAN NË BIBLIOTEKËN E DËSHMIVE...!


Skicë për tregim

Sejdi BERISHA:

MISTERI I LIBRIT QË DY FËMIJË E DORËZUAN NË BIBLIOTEKËN E DËSHMIVE...!

Dy fëmijë të gëzuar, dorë për dore e me një libër ishin nisur për në bibliotekën e qytetit. Ishin nisur për ta dorëzuar si dokument librin e nënës së tyre në tempullin e diturisë. Hynë brenda, por tash me sy të mbushur me lot, iu drejtuan bibliotekares, se kishin ardhur që atë libër ta dorëzonin në bibliotekë, por paraprakisht kishin dëshirën që t’ia shpjegojnë përmbajtjen e librit... Dhe çfarë ndodhë. Aty fillon rrëfimi historik i një gruaje, e cila bashkë më dy fëmijët dhe shumë njerëz të tjerë janë vrarë nga armiku dhe pastaj i kanë hedhur në lumë. Por, ajo, simbolikisht, i shëron të vdekurit dhe ua shëron plagët jo vetëm të trupit. Me gjirin e saj, nën ujë i ushqen dy fëmijët e vetë dhe të gjithë fëmijët tjerë të vrarë. Dhe, kështu u rritën, u bënë si histori.


Ajo, kohë pas kohe dilte nga thellësia e ujit dhe i vizitonte të gjitha shtëpitë e të vrarëve, të cilat ishin bërë shkrumb e hi, e më vonë erdhi një fuqi, dhe mbi themelet e tyre u ndërtuan shtëpi të reja. Dhe, askush nuk e di se nëna me dy fëmijët e saj ishte shndërruar në pelegrin, dhe i vizitonte plagët e tokës. Interesant. Diku qante e diku zemra i bëhej mal, kurse dy fëmijët e shikonin nënën e tyre dhe i shtronin pyetje se pse diku qante e diku ishte e hareshme! Por, ajo kurrë nuk ua dha përgjigjen për shkrumbin e shpirtit dhe të zemrës së saj...! (©S. B.)

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page