top of page

“Mirënjohjë e Qarkut Vlorë” zonjës Lefteri Merkaj


Diskutimi im i mbajtur sot në Vlorë ,me rastin e dhënies nga Këshilli i Qarkut, Vlorë “Medalja e Mirenjohjes” zonjës Lefteri Merkaj.

Të dashur bashkëqytetarë të Vlorës: Në këtë mjedis kaq të këndshëm janë mbledhur intelektualë dhe përfaqësues të pushtetit lokal , të shoqatave për të përshëndetur dhe falenderuar Këshillin e Qarkut Vlorë, për dekorimin “Mirënjohjë e Qarkut Vlorë” zonjën Lefteri Merkaj për punën e shkëlqyer në disaporën shqiptare, në Greqi , , një mësuese shëmbullore dhe një atdhetare e vërtetë,” një dora Distria në Greqi”. Ajo për 20 vjet punoi e luftoi për të hapur një shkollë në Athinë në tre pika kryesore : Pika A-ne Rendi.b,.Pika shkollore ne Aspropirgo.,c. Pika shkollore ne Athine.Këtu kemi dhe mbështetjen nga Ambasadorja shqiptare Znj. Luela Hajdaraga Gila dhe ambasadori i Kosovës Fitim Gllareca.Edhe mbështetja nga shoqatat e tjera në Athinë si:“Afrohu”,Sot janë rreth 24 nxënës, por janë 1200 prindër që i ndjekin me shumë vëmëndje e dashuri, nxënës që frekuentojnë mësimin e gjuhës shqipe.Kjo na kujton Anastas Kulluriotin , Aristidh Kolën, dhe dhjetra arvanitas që kontribuan në njohjen e traditave të arvanitasve në Greqi.Këto shkolla do u kujtojnë nxënësve shqiptarë se paraardhësit e tyre kontribuan në revolucionin grek të 1821, ku nga 100 heronjë të këtij revolucioni 90 janë shqiptarë. Këtu unë do kujtojë me nderim krahas Lefterisë edhe Elona Kataro ,si president e shoqatës “Jeta”, Lisa Malaj etj, pasi këta fëmijë nesër do jenë , shqipfolës e mësues të ardhshëm në diasporën shqiptare, që janë Heronjtë e Kombit në dhè të huaj. Mësuese Lefteri punon me përkushtim duke i dhënë kaq shumë dije për gjuhën shqipe femijëve të diasporës shqiptare në Athinë. Mesuesja Kataro paguan me të ardhurat e famijes qeranë e ambjentit ku zhvillonin mësimin shqip.Mësueses minoritare Panorea Zhonga Gjoligu dhe një harmonizim vllazëror, mes shqiptarëve dhe grekërve. Edhe konkurset për njohjen e traditave të kombit shqiptar si : 28 dhe 29 Nëntori,Luftrat e Gjergj Kastriotit të Madh , Skënderbeut, Lufta për Çlirimin e Kosoves, Pavaresia e saj,etj kanë qënë boshti i aktiviteteve , që e bëjnë mësuesen Lefteri Merkaj , simbol të shqiptarizmës në Greqi dhe në diasporë. Por Lefteria nuk do i bënte dot vetë gjithë këto punë , po të mos ndihmohej nga profesoret e nderuara: .Panorea Zhonga Gjoligu , Noke Abilekaj , Jovan Mëhilli e Antigona Simoni .Ajo aktivizoi dhe grupin Polifonik lab , "Buron Kënga Labe" .Kjo u krijon fëmijëve ndjesinë e të qënit pranë vëndlindjes. Lidhja me Vlorën është thëmbra e Akilit.. Vlora ,historia e saj ,akti i Pavarësisë së Shqipërisë, emri i Ismail Qemalit ifrymezojnë të jenë atdhetarë në vijën e parë.Ajo kujton me nostalgji këngën labe: ”Veteranit të 20 –tës, si djalë ç`i ndizet gjaku, gjoksin e bën barrikadë, brinjën bajonet tek pragu”.Lefteria kujton se ende ka shumë punë, do mbështetje më të madhe , me financime dhe libra, bashkëpunim me ambasadoren në Greqi , e cila ka deklaruara “Do të jem pranë jush me vepra , mësimi i gjuhës shqipe për mua është çështja më themelore".Le të shpresojmë që dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe shtëpitë botuese të ndjekin shëmbullin e shtëpisë botuese"FILARA" me zonjën Fatmiroshe Xhemalaj për librat jashtëshkollore që sollën dhuratë për të gjithë nxënësit që mësojnë gjuhën shqipe në Greqi.Të flasësh sot për këtë mësuese do duheshin vëllime të tëra. Kjo histori e gjatë përpjekjesh dhe aktiviteti intensiv intelektual dhe patriotik i Lefteri Merkaj me shumë bashkëatdhetarë në Greqi për të ruajtur gjuhën tonë të bukur, duhet të jetë frymëzuese për brezat e rinj, sidomos për të gjithë shqiptarët në diasporë, që t’ u mësojnë femijëve jo vetëm të flasin, por dhe të shkruajnë në gjuhën shqipe, pr andaj duhet të hapen shkolla shqipe dhe në vendet ku banojne shqiptaret emigrantë.E theksoj këtë këshillë, pasi po ndodh një dukuri e pakëndshme. Disa fëmije të lindur në dekadat e fundit në vendet e tjera, nuk e flasin mirë gjuhën shqipe, madje disa dhe nuk dinë as të flasin shqip Në vitin 1997, në Çertaldo të Italisë, shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare, kur konstatoi se disa fëmijë shqiptarë, nuk dinin të flisnin shqip, u revoltua dhe i u drejtua me kritika të rrepta prindërve të tyre të cilëve u tha: “fëmijët tuaj mund të mësojnë disa gjuhë të huaja, por kurrë nuk do të jenë shqiptarë të mirë, nëse nuk dinë gjuhën amtare. Mësojuni fëmijëve gjuhën e bukur shqipe, gjuhën tonë të pasur e të mrekullueshme”. Ju kujtojë të dashur pjesëmarrës një këshillë nga Faik Konica,në vitin 1900: “Këta që kanë patur mjaft durim për të mësuar gjuhë të huaja, a s’mundin, për dashuri të Shqipërisë, të kenë mjaft durim e të përpiqen të mësojnë sa më mirë e më kulluar edhe gjuhën e tyre?” Mësuesen Merkaj do ta uroja me fjalët ,që shoqet dhe miqtë e saj e uruan për ditëlindjen:” Dashuri,Respekt , Shpresë për jetë të gjatë.” Vlorë, më 18 mars 2022 ora 11 Nga doc: Odise Çaçi



26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page