
Dje, ime grue e dashur
Bora mbuloj qytetin tërë
Dhe, në vrap të këtheva të qeshur në kujtesën time
Dhe flitja në vete:
E di Ti ç’bukuri ka qyteti kur e veshë bardhësi
Ç’më dukej sikur ty në vello nusrije
E di ime grue,
kujtoje Kopranikun, Gryken e Rugoves
Liqenin e Parkut të Madh,
Dhe hedhi më pas syrin Zatrave
Andej nga kullotja dhinë
E nga brëmja, veshur si n’ revy mode
Ti e unë me fëmijët në Pelivan
Nga një salep e çaj
E salepi tek m’kujtonte Muharrem Qenen
Me ,,salep i ambël, salep i nxehtë
Urdhëroni myyyshteri”
Jetonim lumturinë e s’dinim se e jetonim
E di, imja në gjithë jetrat
Nuk ia dal dot pa jetën me ty
Nuk ia dal fare, ashtu, s’më jipet!
Pa shikuar me ty këte bukuri të bardhë
E shoh e nuk gjej në vete përgjigjen
Si ngjizi tek mua, si më gjeti kjo prirje ndjesi të bukures
Kësaj harmonie hyjnore midis dy të bukurave
Midis këtij peisazhi magjik e bukurisë sate përrallore.
Ee ime grue,
Të solli misteri tek mua si një dhurratë, si një shpërblim mirësie
Sa të shoh këte magji natyre e ty në kujtesën time.
I falem fuqisë përrulshëm për këte dhurratë të shtrenjtë.
Ç’dreq ngujimi në vete ky!
S’ia varsha ngushtisë që m’ishte bërë
Nga...Zoti,
ndofta nga ai dreq birë dreqi i mallkuar
në shpërblim patrembësie a ndëshkim rebelie imja
e tek dua rruginën e ecjes,
paj unë nuk kam vdekur!
diç se ç’më flet:
,, Ti! Hëë, ti! Qelizë që s’shikohet nga asnjë specieje!
E do një mbretëri shtrirjeje kufiri pa rreth!
I vocrri!
E ky gjyq e ky cinizëm ndëshkimi
Se ç’më eci viteve pa gjumë
Se ç’më nxorri në sy llahtarë pamjesh
Dhe mendjen:
Si të zhbëj llahtarin
Të vë një litar në qafë a një plumb në tamth!
Ç’dilemë që ngushtoj kokën time të vogël.
Tek më ngriti rrënkimi në qiell
I thirra Zotit me pyetje:
Zot! I pakapshmi nga mendje ime
Më morre atë që dashte
Dhe rruginen e ecjes m’mbushullove me gjemba
Tashti, si t’ia dal tek mbarim rruge?
Si t’ia dal tek paqja e asaj jete?
I bëja Zotit pyetje me zemër trishtimi.
E ai, e ai i Madhi, më i madhi
Qetë, pa dukje për sy njeriu
Mu gjegj më bas të thellë:
Bëjë ç’dua të bëjë jasht të kuptuarit tënd!
Të morra ate që desha të marrë
Jam sovran yti
Por, ty, imi në pakufi timin
Ty, të dhash jetën me ngjyra pa fund
Ty, të dhash rebelinë
Atë rrugën zigzake të lumturisë sate.
Më shumë të dhash se që të morra
Dhe të morra të mësosh se ç’begati të dhash.
Dhe iku
Dhe mbeta në kujtesë, vetëm,
Vetëm me mendjen tek Zoti
Dhe ia thash vetes tashmë i qetë fare
Sa i përsosur është ky Zot imi!
14.1.25
Comments