top of page

Minush Hoxha: Do kuptohet nga leximi i shkrimit


Ecja vijes së përkujtimit të kohërave drejtë të sotmes

Jam vetem në punëtorinë time të titulluar në ballinë xhami ,,Avokati” dhe nuk do flas arsyet përse jam vetem. Ato dihen. E nëse jo, mund të supozohen lehtë. A po jo!? E nëse, as e para e as e dyta atëherë,  do kuptohet nga leximi i shkrimit. Dhe vetem ta apostrofoj që në hyrje: ky shkrim nuk  bënë troke drejtë namit, as nga hapja e portes nga mjediset ,,autoritetive” ku do përflitem për fjalen me peshë timen. E bëjë nga shtytje e brëndshme. Ajo domosdoja e të vështruarit të vetes që ma detyron herë ecjen e qetë e herë vrapin theqafësh drejtë pikes së ndaljes përfundimtare,  po dhe nga djerakohësia.

Dhe, ndonëse vetem-tashmë doli pothuajse gjithëçka nga dora, bëra ate që mund të bëj njeriut sa të mos ndjejë peshen që ndjenë njeriu i vetmuar. Tek e dija se do mbërrij tek kjo ditë, bëra dhe përgatitjet për një gjëndje paqeje në vete. Aqë sa mujta. Por, dukej mjaftueshëm për veten time. Paradhomen, lokalin /dikur/ afarist që mbet shkretë pas rënies së biznesit dhe novacioneve në të të bërit biznes, e detyruan shndërrimine tij në vendstrehim qeni dhe pasi na braktisi nga pneumoni mushkërishë të pashërueshme (me kot përpelitjet e doktorit të qenve!), me disa ditë të mundimshme pune, e shndërrova në një punëtori që mrrekulloj ata që e panë. Kështu, këtu në 20 m katror sipërfaqe, kam rrethuar veten nga të gjitha muret me eksponate e figurina që si një milingon i vyer, kam mbledhur herdo e kudo, por kryesisht në pazarin e plaçkave gjermane të hedhura (se si Pazar i maxhupve është më i begatshmi, më i liri dhe më atraktivi!). Maska teatroje, foto familjare, bistëportretë të të shenjtes e të bukures Mari, figurina veksharie, piktura të vajzes Flutres e të blera nga piktor të paafirmuar, gota lordesh gjerman për birro,  figurina femrash si provë  prirjeje e dashurisë dhe adhurimit tim të femres (gruas time Myrvetes (kuptimi i emërit të sajë nga gjuhë e huaj;mirësi) në veçanti e cila qëndron mu në fronin e mbretreshes së pacenueshme. Dhe, shumë të tjera.

Nëpërmjet tyre kam shkrirë prirjet e mija për artin. Ate të piktures, veksharisë, poçarisë, muzikes etj. Por tek janë në harmoni dhe komunikojnë çiltër e mirë njëra me tjetren, jo vetem kanë krijuar një ambient të kandshëm, por është krijuar një vendndejë i lakmueshëm i cili ofron edhe disponim të mirë edhe kushte për biseda çfarë i do teki i bisedarëve. Këtu ngrejmë herëpashere dolli dhe përkujtojmë rropatjet të bëjmë studimet e ditet e përqafimeve e puthjeve në ndarje nga dashnoret që aqë na donin e poaqë e më shumë i donim ne. Thuaja secili nga një foto brënda xhepit të zemres.  Këtu rrëfejmë e polemizojmë të rejat nga politika tek përmbysim hipokritet e u bëjmë përmendore trimave e të të mençurve. Pastaj, nga profesioni (ekonomia, juridikja, inxhenieria, digjitalizmi), filosofia, religjioni,  jeta. Lartësojmë në qiell të ndershmit e të pafajshmit e linçojmë në shesh public të pandershmit e kriminelët.Dhe shkojnë orë të tëra në dialogje të sofistifikuara e ndonjëherë-tek cytet skleroza cerebrale- dhe konfuze.

Kështu i vetem sikur jam në të shumten-tashmë dhe më tepër, i mësuar të gjetem përherë midis njerëzve dhe ta them e të më thonë të veten, nga brendi e vetes me gufon nevoja, ajo dashja  kryeneçe, ajo shprehia e të thënit diç, e të folurit, të të pyeturit, të përgjigjem, të mohoj me ngulm dhe po me aqë ngulm të pohoj. Të përplas ndonjë fjalë, bile (kur gjetem vetem) dhe gjësend të lehtë mbi tavolinë, sa për shfryrje mllefi.  T’u drejtohet të gjithëve e të apostrofoj personat e caktuar sipas bindjes sate pa ate perden dhe kur  bie në heshtje ose kredhesh nga një instikt i padijtur,  t’i bie sëpaku simbolikisht vetes me kamxhik me tufa leshi të kuqe për ndëshkim  njësoj sikur kalit të marakut mbi shpinen e vizllueshme, sa ta nxitoj trokun. Hajde, bëjë pyetje, jip përvoja, hedhë kritika-i them vetes. Shfaqe  natyren tënde cytëse, atë karakterin prej zhurmaxhiu, atë rebelin e pandryshueshëm, kundërshtuesin e përdreqshëm që ta truan gjithë jeten nga të gjitha anët. ,,Ti je nga natyra një grindavec dhe po nuk u ngatrrove me dikend, s’të zë gjumi”. ,,Ti si inteligentan ali si ocito albanski nacionalista sa jasnim programskim zadacima. Zna se Prizrenske lige (ti je inteligjent me detyra të kjarta programore. Dihet, të Liges së Prizrenit)” ma thoshin ata sërbet që më respektonin.

Të parët më gjykonin për mendjelehtësi sipas të cilëve, fati i tij-imi nuk do të jetë dhe aqë i mirë-e shumta e shumta, shpërndares thirrjesh për shërbimin ushtarak pas pensionimit të Ramizit të Gatë, e këta të dytit-me trajtonin më me dinjitet dhe tashmë më kishin rezervuar një vend komod burgu a izolimi ose endacaku rruge.

Dhe, kështu tek meditoj në vetmi, i prirur dhe të mendoj filosofikisht dhe duke rikujtuar të lexuarat, anise nuk ia dola kurr se kuptuari deri në fund Hegelin , Kantin, Kafken, De Spinozen, /që aqë shumë e dashta/ e të tjerët sikur këta, ashtu vetëvetiu më shpëtoj pyetja: Ku jetoj unë? Kjo doli shlirëshëm pas gjithë ndryshimeve që dolen sëfundi. Dhe ju lutem sall mirësi dhe prajtje nga cinizmat: mos zgjatni gishtin tregues e të më tregoni se ku shtrihet qyteti, a as mos shpaloni hartat gjeofizike sa të më tregoni në miniaturë ku gjëndet qyteti e vendi im dhe kufinjtë me vendet e tjera. Synimi i pyetjes sime shkon tej kësaj dhe është më shumë pikëpyetje, nëse-cilido, dhe dijetarë të është-do ia del me pëprgjigjen. .

Dhe me kujtohet mirëfilli, në një rast, kisha një djalosh pragmatist i cili që të sos punen i bie trup rruges por shpejtë se, sikur thonte ,,jeta është e shkurtë, e koha ecen”, ( thonte: po pate në një pjatë sarmen e njelmtë dhe e sose-mos e laj, po vë mbi te bakllaven se ia heq të gjelbtit) mu aty afër, tek më mundonte pyetja, ai, sall skofi-shihej i edukuar fare-si një çudibërsit në zgjidhje të problemeve, këte pyetjen time intimisht e trajtoi marrezi sklerotiku por nga konsideratat ndaj mua mu drejtua butë e me skofi: zotëri-kuptojmë gjëndjen dhe një ç’orientim është i natyrshëm. Ua themi nga konsideratat më të thella: në Kosovë jetoni! Në Pejë!

Ishit të saktë në përgjigjen, ua thash, por, më thuani në cilen Pejë e në cilen Kosovë. E dini të ndritur se si ecen koha, ndryshojnë dhe qytetet. Ndryshon dhe mendesia.

Dhe, tek u ulem në një tavolinë kafeterie mu para hyrjes në sallë, dhe për të marë më shumë opinione nga ai, zgjata biseden.

157 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page