top of page

-Milionerët, pasuri e madhe kombëtare




Nuk gjen dy njerëz me ADN të barabartë. Ndryshueshmëria, para së të jetë filozofi, është biologji. Me këtë arsyetim shpjegohet gjithçka ndodh rreth nesh, qoftë dhe filozofia e ndryshimit, për të cilën jemi ndalur gjatë. Të qenit milioner lidhet me ADN. Ata zotërojnë aftësinë për të dalë mbi të tjerët, jo vetëm me pasuri, por me të tërë formimin e tyre filozofik dhe jetësor. Milioneri të imponohet edhe kur nuk i ka kushtet, për t’u bërë i tillë. Një pjesë e madhe e milionerëve, ose shumica nuk nisin me formim të plotë arsimor. Të bëhesh milioner, duhet të jesh natyre tjetër nga mesatarja, të tillë janë dhe kontingjenti i të pa shkolluarve.

Të kthehemi të rinia e brezit tim. Atëbotë as në gjumë nuk mund të ëndërroje të bëheshe milionerë. Rreth nesh dhe në marrëdhënieje me ne, kishte njerëz, që shquheshin, për shkathtësi dhe e ngrinin kokën, mbi nivelin kufizues horizontal. Këta ishin të privuar nga mundësia për t’u bërë milionerë, por gjenin ndonjë plasdarme për të shpërthyer. Kishte dhe të tjerë aq të ekzaltuar, siç ishte Beu i Saukut, që e çau atë rrethim dhe u be milioner. Shteti monist shqiptar, kryente kontrabandën e cigareve dhe të pijeve. Kjo gjë u zbulua në vitet e demokracisë. Njerëzit, që kryenin kontrabandën ishin shumë të besuar dhe të kontrolluar, por me siguri do kenë qenë dhe janë milionerë, por nuk kam ndonjë informacion të zgjeruar për ta.

Vecse di , qe beu i Saukut u burgos , nuk di me tej c’u be me te.Besoj eshte pushkatuar . Si u pasurua beu i Saukut ? Fallsifikoi faturat e objekteve fshatare , qe grumbullonte . Ishte thjesht grumbullus , i emeruar nga shteti .

Shqiptarët, sot në demokraci, është e domosdoshme të dinë, kush ishin ata, që bënin kontrabandën shtetërore dhe si zhvillohej, nën drejtimin e shtetit. Kjo është thjesht një kuriozitet ekonomik, sepse përgjegjësitë e tjera i ka shteti monist i kohës. Secili nga shqiptaret do t’i përgjigjej thirrjes së Partisë, për të bërë kontrabande. Fati u qëlloi atyre. E natyrshmja është së nuk mund të bëhesh milioner me porosi. Edhe po u bërë, shpejt do të falimentosh. Të bëhesh milioner natyral, duhet talent. Disa nga bashkëmoshatarët tonë, u bënë milionere në demokracinë tonë të vonuar dhe të sakatuar.Me shkathtesi dhe dokumentacion te tjetersuar , kryen shitjet e ndermarrjve tek vetja e tyre . Duhet te zbardhet praktika e shitjeve te ndermarrjeve . Ato ishin prone e populloit . Zbardhjet e ketyre privatizime , nuk duhet te mbeten eniigme . Nje gje dihet sakte , komisjonert e privatizimeve rezultuan milionere Kjo përvojë lipset të bëhet e njohur, prej tyre. U lodhem duke dëgjuar ngjarje për luftën. Eshte pershkruar c’do pushke e ndryshkur . Ngjarjet si është rritur nje biznes nuk shofim . Nuk shofim materjal , qofte dhe te aspektit letrar .

Ne Amerike , ne hyrje te c’do ferme dhe biznesi , gjendet historiku i origjines .

A jane parashkruar ngjarjet e privatizimit ? Edhe te parashkruara keto evnimente kane rendesi te pa kufizuar ne kohe dhe hapesire .

Deri tani folëm për kapitalizmin, si të vetmin regjim ekonomiko –shoqëror, që njerëzimi ka zgjedhur, për të qeverisur vetveten, në kushtet e demokracisë liberale, ku ligji baze mbetët ai i të drejtave dhe lirive të njeriut. Kapitalizmi ka ardhur duke u perfeksionuar, por një gjë mbetët konstantë. Nuk mund të këtë kapitalizëm, pa milionerë të suksesshëm. Ka kohë, që ka ndryshuar kuptim , thënia e Adam Smith “Shtypni për të pasuruar, pasurohuni për të shtypur!”.

Milionerët kanë rrugën e ndershme të pasurimit. Ata përbejnë fazën eprore të zhvillimit të konkurrencës, që është leva e zhvillimit shoqëror. Janë shtresa, që orienton dhe tërheq shoqërinë drejt progresit. Në aspektin shoqëror ata përbëjnë shtresën, që ndihmon konkretisht shtetin, në administrimin e resurseve që ofron shoqëria, përfshirë dhe punësimin e njerëzve. Ata spontanisht bëhen ndihmuesit e shtetit, për të çuar me përpara sistemin. Milionerët nuk lypin pushtet dhe të drejta, ato i fitojnë në punë e sipër, duke arritur ta bëjnë komunitetin të vrapoi, pas tyre. Milioneri është lideri paralli. Duam s’duam ne, indirekt ata na drejtojnë edhe politikisht.

Në aspektin ekonomik ata emërojnë vetën konsuj të popullit, për prosperitet ekonomik dhe modeli me i mire, për të rritur vlerat pasurore të kombit. Këto role, që zotërojnë milionerët, socializmi u mundua t’ia ngarkonte shtetit, por nuk ja arriti qëllimit dhe u mund paqësisht nga kapitalizmi, që e mbështet progresin tek milionerët e dale nga gara e ndershme. Socializmi, u rrek të identifikonte një milioner, shtetin e tij, por kurrë nuk arriti të behej i tillë, sepse ishte jashtë natyrës të sendeve dhe fenomeneve . Një milioner i vetëm, që presupozohej shteti socialist, nuk ka me kë të beje gare. Efektivisht nuk ka konkurrencë dhe as zhvillim. Një lloj tjetër milionerësh, janë ata, që u prodhuan nga rënia e komunizmit lindor. Këta mund të quhen ndryshe milionerë prematur, të rritur në inkubator.

Milioneret e vertete dine te punojne dhe te transformojne vendin . Milioneret e rreme fshihen pas togut te parave , duke u paraqitur si bamires .

Të tëra biografitë e milionerëve, mbartin elementë të inteligjencës, heroizmit dhe aftësive të veçanta të marrëdhënieve, që krijon individi me shoqërinë. Edhe kur milioneri vjen nga trashëgimi prej milionerësh, cilësitë e trashëgimtarit duhet të jenë të shquara, ndryshe vazhdimësia pasurore ndërpritet. Ka ndryshim të dukshëm, milioneri i trashëguar nga ai, që është bërë i tillë nëpërmjet punës. Milioneri, që humbet ambicien për pasurim, ndërpret marrëdhëniet me progresin tërësor të shoqërisë dhe kthehet në pengesë të zhvillimit të saj.

Njerëzimi njeh shumë raste, që pasuria e trashëguar nuk është menaxhuar me të njëjtin stil dhe trashëgimtarit, i është dashur shumë pak kohë, për t’u gjendur midis njerëzve të thjeshtë, deri dhe në punëtor me mëditje. Kjo temë është rrahur nga shkrimtarë, që i kanë njohur këto realitete dhe aktualisht bëhet temë e bisedave popullore të çdo treve. Me fjalë të tjera trashëgohet pasuria, por jo aftësia menaxhuese, qoftë dhe për ta ruajtur këtë pasuri. Milioneri është njëri i aksionit. Përpara tij fjalët zhvlerësohen. Ka ndryshuar edhe natyra e milionerëve. Ata janë zhdërvjelltësuar dhe nuk zgjohen vetëm nga tingëllimi i monedhave.

Nuk mund të këtë shtet të pasur me shtetas të varfër. Drejt këtij objektivi synoi socializmi, por s’kishte si ta arrinte. Varfëria sado, që nuk zhduket, krijohen rrethana për zbutje dhe kjo zbutje është në raport të drejtë me madhësinë e shtresës së milionerëve, duke qenë pjesë e makinës ekonomike të shtetit. Milioniri, i fal vlera shoqërisë, madje me shumë i jep, së sa i merr asaj. Ai i fal shoqërisë me shumë vlera morale të njeriut, që rrezikon veten për zhvillimin ekonomiko –shoqëror të tij dhe të mbare shoqërisë. Veprimtaria e milionerit nuk mund të kuptohet si veprimtari bamirëse, madje dhe kur ndodh kjo veprimtari, cilësohet si dobësi e tij. Veprimtaria e mirëfilltë bamirëse nuk është pjesë e zgjidhje qoftë dhe afatshkurtra. Shembulli i milionerit edukon për rrënjosjen e ndjenjës së punës. Milioneri shkruan një faqe në historinë kapitalizmit të vendit dhe të kohës së vet. Janë të tjera organizma, që zhvillojnë veprimtari bamirëse.

Deri sa ka arritur këtë stad ekonomik, milioneri ka rrezikuar jo pak dhe në ndonjë rast edhe jetën. Në këtë vështrim milioneri kryen një akt heroik, ndaj kombit dhe këtë e bën pa sforcime; krejt natyrshëm. Disa milionerë i kapërcejnë kufijtë e veprimtarisë ekonomike dhe i përkushtohen politikës. Kjo kategori është dyfish e nderuar nga komuniteti, ku jetojnë. Është krejt e shëndetshme, kur klasa e politikanëve shtohet me milionerë, ashtu siç është e shëmtuar, kur klasa e re e milionerëve shtohet me pushtetarë.

Në kuptimin me të gjerë të fjalës, shteti lipset të marri në mbrojtje milionerët e vet dhe kjo mbrojtje është e spektrit të gjerë, duke përfshirë dhe mbrojtjen e ekonomike. Shteti është përgjegjës për të tëra shtresat, por mbrojta e milionerëve presupozon edhe përkrahje të shtresës së varfër. Jemi të mësuar ta gjykojmë shtetin nga përkrahja, që u jep shtresave të varfra dhe në nevojë. Kjo s’mund të jetë gjithçka, për një qeverisje të përgjegjshme dhe transparente, që presupozon krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit. Mbrojta shtetërore e milionerëve është politika me e komplikuar dhe përcaktuese e pushtetit, përfshirë dhe aspektin emocional, që spikat në mënyrën së si ai respektohet nga shteti dhe shoqëria. Kur themi mbrojta, kemi parasysh përjashtimin e politikave favorizuese, në dem të shtresave të tjera shoqërore. Kontradikta kryesore e pozitës me opozitën e secilit vend, mbështetet se si zhvillohet politika fiskale, për shtresën e pasur të vendit.

Milioneri është i përkushtuar në punë, me të njëjtin nerv dhe ritëm, që punojnë dhe të punësuarit në biznesin e tij dhe të punëtorit me mëditje, që punon për bukën e gojës. Pasuria e milionerit në përqindje me të madhe është në shërbim të komunitetit, kur kemi parasysh faktin, që punohet me bankën. Nga ky vështrim milioneri është apostull tokësor dhe kryen një vepër bamirësie të formës me aktive, që mund të mendohet. Puna e milionerit me bankën, konsiderohet aq vepër bamirëse, sa dhe punë vullnetare në shërbim të komunitetit. Njerëzit lindin të barabartë dhe nuk vdesin të tillë. Mënyra si trajtohen milionerët, përbën fytyrën e vërtetë reale financiare dhe shoqërore të secilit ekip qeverisës. Ekonomia e një shteti është ekonomia shumatore e bizesneseve. Nuk mund të presupozohet, së duke u mbështetur të shtresa e varfra, qeveria ruan karakterin e vet popullor. Qeveri popullore është ajo, që mendon dhe realizon punësimin, zhvillon biznesin, ve në punë resurset. Të tëra këto janë elementë, që kufizojnë varfërinë, krijojnë premisa për zhvillim të mëtejshëm dhe ruajnë paqen sociale, duke siguruar zhvillimin perspektiv, nëpërmjet zhvillimit të arsimit dhe të shkencës. Vet të varfrit mbështesin moralisht milionerët. Ne, që vijmë nga një sistem me barazi varfërie, kjo filozofi nuk na tingëllon natyrshëm, por po mësohemi gradualisht.Varfanjaku duhet te aftesohet , per te perfituar nga klima e favorshme , per te hyre ne klasen e mesme . Sa te varfer , kane lene varferine , perben nje karakteristike dalluse , per shtetin me vitalitet te spikatur .

Shteti human, kur përkrah shtresat në nevojë, që padyshim është detyre e shtetit, me çdo kusht duhet të mbaje parasysh interesat e shtresave, që mbajnë në këmbë sistemin, që është shtresa solide e milionerëve, pa të cilën shteti do të jetë gjithnjë e me i varfër.

Milionerët natyralisht mbetën edhe mendje të ndritura të kombit. Kohët e fundit, disa miliardere amerikanë, morën nismën, që gjysmën e kapitalit të tyre t’ia falin programeve bamirëse të shtetit. Çdo të thotë kjo? Do të thotë së milionerët nuk jetojnë thjesht materialisht. Ata jetojnë ideologjikisht. Nuk mund të këtë milioner indiferent, ndaj problemeve të mprehta shoqërore dhe politike. Ata e ndjejnë vetën shumë afër shtetit, për të mos thënë, që janë vetë shteti real. Organizmi shtetëror është në shërbim të makropolitikës. Milionerët janë promotorë të zhvillimit spiral.

Një nder bilionëret, që fali kapitalet ishte Majori i NY, Mikel Bloomberg. Njujorkezët shohin të majori i tyre bilionër, shembullin e një bashkëqytetari, që punon çdo ditë, pa orar dhe pa asnjë privilegj. Ai është i kudondodhur, në çdo kohë. Puna e tij intelektuale dhe administrative është kolosale. Ai e quan të pa mjaftueshëm kontributin, prandaj gjysmën e kapitalit privat e fali, për program bamirës, në shërbim të komunitetit. Bosi i industrisë kompjuterike Bill Geits, sikurse Blumbergu e përgjysmoi pasurinë, në shërbim të fondeve bamirës, por dhe me këtë gjest kaq human, nuk e ndjen vetën të qetë. Kërkon të zgjidhi sa me shumë probleme të tjera shoqërore. Tani studion si mund të programohet kursimi i ujit në familje, kryesisht në tualet. Një njëri me horizont të kufizuar mund të pyes: Përse ky shqetësim, për bilionërin, kur atij nuk i munguan asgjë, për jetën e tij dhe të brezave ? Shpirtërisht dhe mendërisht ky shkencëtar bilionër i përket shoqërisë. Ky është shtetasi milioner, që faktikisht merr përsipër pjesën me të vështire të detyrave të shtetit, merr përsipër detyrat e heroit. Milioneri është më shumë së partner. Si shtetas, i bej pyetje vetës: Ç’i shtyn miliarderet Bloomberg& Geits të punoi kaq shumë? Atdhetarizmi qenka ndjenjë e fuqishme afër instinktit të pasurimit, por gjithnjë pas saj . Veprojnë bashkërisht, por të harmonizuara.

Ka shumë dekada, që në skenën financiare botërore, operojnë biliarderet. Numri i tyre ka shumë arsye, që të jetë i kufizuar, duke gjykuar, që një pasuri e tillë do të jetë akumulim prej shumë brezash. Pashë në shtyp, së numri i biliarderve - miliarderve , është rritur dhe surpriza me e madhe, është së biliardere, me shumë së kudo në botë, u gjendkan në Moskën e re kapitalistë. Plot 79 biliardere gjenden në Rusi, nga 41, që gjenden në Londrën plake të kapitalizmit! Biliarderet e ndërgjegjshëm, e kanë gjetur vetë kufirin e pasurisë të tyre. Kanë krijuar fonde bamirësie dhe i kanë pastruar financat e tyre, por halli është të biliarderet moskovitë. Sa pak kohë ju desh atyre të ulen në poltronin e artë! Milionerët dihet së janë pasuri kombëtare, për bilionëret nuk di të këtë ndonjë përcaktim, zyrtar ose popullor. Po që së do të bëhet masive, nisma e bilarderve të NY, kufijtë e pasurisë, do të mbetën milionerët. Kjo do të jetë nder masat me të rëndësishme të shoqërisë anti trust. Personalisht e shoh vetën të pa motivuar, për të dhënë mendim për biliarderet, rreth një fenomeni, ku ndodhem në tjetër planet dhe ku nuk kërcënohem nga asnjë lloj ambicie, drejt pasurimit.

Kohët e fundit u shit kompania multimiliardere” Google”, që kishte një kapital të paimagjinueshëm, e renditur në vend të parë, nga kapitali disponibel. Nga ana praktike e perceptimit, një fenomen i tillë, është i papranueshëm, sepse presupozohet, që kompanitë me të mëdha, lipset të jenë kompanitë prodhuese, si ato të ndërtimit të makinave, të prodhimit të ushqimeve, të veshjeve etj. të kësaj natyre. Aktualisht janë kompanitë mediatike dhe ato jashtë sferës prodhuese. Këto gjera i ka rregulluar tregu, por besoj në të ardhmen, duhet të gjendet një mekanizëm rregullator, që do të vendosi një prioritet të kompanive prodhuese, si faktori vendimtar i punësimit të njerëzve.

Një fenomen shumë domethënës është ekzistenca e milionerëve të sotëm, që jetojnë në shtetet e falimentuar nga kriza. Greqia dhe Irlanda, quhen të falimentuara si shtete. Shumica e milionerëve të këtyre shteteve, vazhdojnë jo vetëm rrugën e suksesit, por ngrenë vigun, ku është shtrire shteti i tyre në reaminacion. Milionerët janë mbi shtetin, jo vetëm moralisht, por edhe nga qëndrueshmëria e kapitalit. Ata janë adrenalina e shtetit, që do ta ringrenë nga vigu i vdekjes. Katastrofa e shtetit nuk është virusale, por tumorale. Milioneret greke dhe irlandeze vijojne te pasurohen , ne kurrizin e shtetit ne rrezim.

Milioneret jane pasuri e vendit , kur qendrojne ne pozitat e tyre ekonomike . Kur tendencat e tyre shtrihen ne sferen politike te komandimit dhe te drejtimit , behen me te rrezikshem se armiqte . Ne keto rrste ata quhen armiq te kamufluar . Ka dhe milionere te heshtur , qe ngrysin jeten ne kazinote e San marinove e kazinove te bixhozit . Deri tani nuk eshte identifikuar ndonje milionere i tille , por gjithsesi ne mes te shqiptarve , ekzistojn milionere te tille pa identitet financiar legal . Milioneret vet punojne , nuk drejtojne . Drejton politika e dale nga vota e ndershme e popullit .

( Shkrim i pershtatur , nga dorshkrimi , “Kapitalizmi perpjestimor “ )

Illo Foto , Studjus , ne NY


16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page