Nga Hiqmet Mehmetaj
Nuk e lë të më trokasë pleqëria, Se të shkuarat kujtime s'më ndahen, E si mund të harrohet dashuria, Lotët e saj si mund të thahen ?
Vërtetë po vyshkem, ndoshta pa mundim Nga vjeshta e ashpër që m'i zverdh fletët, Por s' ndjehem aspak si lisi në rrëzim Përseri me shpresë po i zgjoj netët.
Në ëndrrën e natës më vjen mikja shpresë, Me zërin kumbues mua përshëndet, Ëmbēl më spërkat me piklat vesë Thotë: " Mos më humb or mik, në je poet ."
Comments