top of page

Mes profecive


Astrit Lulushi

Astrit Lulushi Pse njerëzit duhet t’i humbasin gjërat për të kuptuar se janë ato që i duhen? Kur mbyllim sytë, asgjë nuk shohim, gjithçka ikën, gjithçka që mohojmë, denigrojmë e përbuzim, shërben për të na shtypur, dhe ajo që na dukej e keqe, bëhet burim bukurie, gëzimi dhe force, nëse përballet me një mendje të hapur. 30 vite pas një shtypje të egër të brendëshme 45 vjeçare, tani pak nga pak, njerëzit po e kuptojnë se kurrë nuk kanë dalë prej saj. Udhëheqja krijon iluzionin e çlirimit, duke i bërë të tjerët t’a gjykojnë se përpiqet, por është e paaftë dhe e dobët, sepse në fakt ajo nuk është larguar aspak nga udha e para-ardhësve, por me taktika mashtruese e tërheq popullin zvarrë nëpër terr, duke ia lidhur sytë ditën dhe ia zgjidhur natën, për t’i mbajtur të verbër. Vemendja nga gjithçka është larguar, përveç nga lufta ndaj virusit. Për ndryshime e reforma nuk flitet, as për mbrojtje kushtetute e protesta; kufijtë janë mbyllur, njerëzit po ashtu, çdo gjë në status-quo, heshtja si re e zezë bie; frika pushton zemrat, populli dridhet, nuk e di ç’e pret në një shtet kurrë të përgjegjshëm. Në vendin e të verbërve, njeriu me një sy është mbret, citohet të ketë thënë Erasmus i Roterdamit (1466-1536).

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page