top of page

MES MALLËNGJIMIT...


NGJITJET E PARA E PAS 43 VJETËSH

MES MALLËNGJIMIT E KRENARISË FRYMËZUESE


ASLLAN OSMANAJ

Publicist, shkrimtar

Mbresa të paskajshme nga një takim i pjesësshëm, pas 43 vjetësh, të ish-studentëve të klasës së tretë të Fakultetit të Artilerisë Tokësore. Bërthama kurrizore bazë ishte skënderbegase. Dhe të tjerë të bashkangjitur nga shkollat civile. Për fat kjo klasë ishte e jashtëzakonshme; djem të zgjuar, të çiltër, të dashur e gazmor dhe të lidhur si një grusht i vetëm. Pa diskutim që ndikim pozitiv solli shoku ynë Muço Muçaj si komandant klase. Të mbash përgjegjësinë e të gjithë shokëve e të kryesh detyrën me përpikëri, pa asnjë hatërmbetjeje, përbën meritën e risisë tij të veçantë. Edhe pas shumë vitesh s’kemi hasur e as dëgjuar për ndonjë grup studentor, si ky, kaq dinjitoz. I cili seliti cilësitë më të mira. Dëshmitë e vërtetësisë nuk përmbushen vetëm me vitet e shkollës, por edhe me karrierën e arrirë shumëplanshe, kudo shërbyen e shërbejnë dhe tani.

Mund të jem rasti i vetëm, me “pa numërim” ndërrimesh detyrash e funksionesh. Kjo “lëvizshmëri” marramendëse më mundësoj, për 43 vjet, takim vetëm me pak shokë. Saktësisht; me Dedë Zhivanin ishim bashkëdrejtues në një garnizon në lartësinë e 1281m të Dobrejt. Adem Ajdinin kur ishte themelues i shkollës private “Flabina”. Me Hamdi Meçen, atëherë që i bëra një shkrim. Në kohën e kryerjes së detyrave të rëndësishme në Gardën e Republikës shkëmbenim ndonjë bisedë të shkurtër me Mehmet Hysin. Gjithashtu me Gani Ajazin tek militonte në dorëzaninë e Rinasit e më vonë në një drekë në familjen e tij në Fushë-Krujë. Herët si “mysafirë” ndihmues jam takuar me Vasillaq Ballcën dhe me një shokë tjetër, që deri sa të bindet, për mungesë të përditësimit të kujtesës, nuk po e njëjtësoj. Në trembëdhjetë muajt e gazetarit ushtarak të Luftës së Kosovës; rastësisi që të takohesha shpesh me Nuri Shehun. Që veç miqësisë kishin lidhje me misionit tim e që përkonin me detyrat tona të përbashkëta. Po në atë kohë edhe me Vasillaq Ballcën. Në Ministrinë e Mbrojtjes punonim (në sektorë të ndryshëm) me Vasillaqin e Alfred Biraçin (Majko). Vlerësoj shumë këshillat miqësore të tyre. “Rebelimi im gazetaresk” me “egërsi” për drejtësi, ishte i para kohshëm. Vasillaqi “butazi” shprehej e largohej. Me Alfredin “kacafyteshim” e në anën tjetër përplasej me gërrithësit e mi, duke i paralajmëruar … “mos u kruani, se ai do jetë ngadhënjyesi…”. Koha e përvujshme i dëshmoi. Pra, pa para as prapa veprim të unit, për 43 vjet, isha më i përkëdheluri që munda të takoj më pak se një të tretën e shokëve.

NISMËTARË DHE ORGANIZUES

Secilin nga ne e brengoste malli e dëshira për t’u takuar me shokët. Adem Ajdini në cilësinë e kryetarit të shoqatës së shkollave ushtarake, filloi përpjekjet e para. Shpejt i’u bashkangjitën; Mehmet Hysi, Nuri Shehu e Sadik Sula. Vështirësia qëndronte në gjetjen e adresave e telefonave. Veç atyre në Shqipëri, pjesa më e madhe jetonin e punonin në shtetet evropiane e në kontinente të tjera. Pas muajsh hulumtimesh e këshillimesh, u caktua data e bashkimit. Fatkeqësisht e pamundur për praninë e të gjithë të gjallëve. Emocion e makth për njëjtësimin e shokëve. Fantazonim ndyshimet e secilit dhe s’përbinim ndryshimet e vetvetës. Edhe siç doli në pah, sikur të ftoheshim për grada apo poste madhore, gëzimi e malli nuk i ofroheshin aspak kulmit të kësaj dite. Ndjenja ishte vogëlake, përpara kërshërisë së dashurisë të takimit të shoqërisë së mirë. Nismëtarët nuk na lodhën për skenarët e takimit. Katërshja hartoi deri në copëzat më të vogla mënyrën e organizimit. Sa ne të tjerët, ishim spektator komod dhe të befasuar nga mjeshtria e platformës së tyre. Shkurtazi, e grimcë pas grimce, po shpaloj më thelbësoren. Ideatori Adem Ajdini me tre të tjerët; M. Hysi, N. Shehu e S. Sula, menduan që fillimisht puçja të bëhej në ish-klasën tonë të Akademisë.



Mjedise që tani i përkasin institucioneve të larta ushtarake. Si Ministrisë Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithëm. Këto institucione kanë mbështetur çdo veprimtari që vjen nga linjat e tyre. Është rasti për falenderim për ndihmesë të vazhdueshme, sidomos prej disa funksionarëve: si Tesila Polena, Arjan Ajazi, Arben Skënderi, Edmond Guni, Manushaqe Shehu, Nazmi Hoxha, Arjan Osmani, Bilbil Bitri, Arben Toska e tjerë. Kjo ndihmesë ishte rrugë e hapur edhe për veprimtarinë tonë.

Si skenarist, aktor e regjisor i shumë dokumentarësh që në derë ngela i shtangur, bashkë me të tjerët. Tërë ballina e klasës polifotoja me fytyrat rinore engjëllore.

Kamera, fotograf e regjisor. Njëjtësimet e secilës tryezë. Buqeta me lule dhe fotot e mëdhaja të korrnizuara të katër shokëve tonë të dashur që janë larguar nga kjo jetë; të Zafer Fejzos, Artur Noçkës, Naqo Meleqit. Ndërsa në karrigen e Shemsi Sinanit portretin e mbante djali i tij, një informaticien. Sado të parapërgatitur, askush nga ne nuk i mbajti lotët e mallëngjimit. Edhe në pushimin e heshtjes psherëtinim se shumica jonë nuk i kishim parë që nga ndarja në përfundim të Akademisë. Në vijim, secili nga ne, rrëfeu nga pak gjëra të jetës e familjes. Pas këtij ceremoniali “zyrtar” u nisëm për në “Vilën 26” në Baldushk të Tiranës, ku drekuam.


Disi të çliruar bisedonim thjeshtë, “rriteshim”, duke nderuar rrugëtimin e ngjitjeve të secilit. Tek kujtesojmë shkallët e ecjeve, qartësohet përparimi; ku shumica përfunduan studimet pas universitare në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm. Të tjerë; Fizolofinë, Gazetarinë, Gjuhë e Letërsi Shqipe, Juridik e shumë shkenca të tjera, duke formësuar nivel vetjak e karriere. U rikujtuan ndodhi gazmore e shpotike të shkollës e jetës. Hamdi Meçe këndoi disa vargje të të ndjerit Naqo Meleqi. Në qoshen tjetër; Mehmet Hysi, Sadik Sula me grupin. Nuri Shehu me vite të suksesshme në Kukës e Tiranë. I dekoruar dy herë e me të tjera vlerësime dëgjonte si i habitur. Nuriu kujdesej për ushqimet tona me rregullsi. Kur unë e Alfredi iknim, për të na shpëtuar flinte në krevatet tona e merrte vetë mungesë. Me humorin e hollë shpërtheu: “S’e kam dit, që paskam qënë i mirë”! Alfred Biraçi pas përcjelljes së mesazhit për të ndjerët e urimit. Ne potgojuam si e mbante kapelën edhe kur studionte. Pas viteve në Ministri e në Qendrën e Simulimeve Ushtarake u largua në Nju-Xhersi, punon si një menaxher i arrirë. Komandanti Vasil Koçi nga Kanadaja tha: “E përsërisë se ky ka qënë grupi më i mirë që kam përcjellë gjatë jetës time”. “Peshkopi” (lexuesi i selitur) Leonidha Shkurti pas detyrash si petagog e gazetar ushtarak u vendos në SHBA ku punon me dinamizëm. Leonidha e dikush tjetër, më kërkuan t’u sillja ndonjë libër timin. Paketova nga pesë tituj librash më të rinj për secilin pjesëtarë. Pasi u’a shpërndava e që më pëgëzuan u vura në siklet. Pavarësisht, këmbënguljes, më paguan lekët. Folëm gati me të gjithë të munguarit. Me Grigor Rexhën, Pasho Bedinin e tjerë. Grigori kishte kaluar një operacion të vështirë. Dhe Leonidha Shkurti (pas takimit) shkoi nga Tirana në Athinë për ta vizituar Grigorin. I mallëngjyer shkruante: “Sikur takova gjithë shokët e nderuar”!

Luto Yzeiri që mezi po priste takimin i’u sëmurë rëndë babai e ngeli nëpër spitale. Vasollaq Ballca u përplas nga baza deri në Ministri dhe mori gradën Kolonel. Për humor, Ky për “gradën” e Mehmet Hysi edhe për “moshën e gjatësinë” na quanin të “vegjël”. A. Ajdini krahas detyrave në Ministrinë e Mbrojtjes e të Brendshme, prej 26 vitesh ushtron avokatin e karrierës. Ruante të vetmin nervozizëm, kur i kritikonim futbollin kavajas. –Si mund të bëhesh oficer, kur je kaq i urtë, i thoshin–Shaban Haremit? Po Shabani eci shumë si specialist. Që pas lirimit, vazhdon edhe tani drejtor i policisë bashkiake në Peqinë. Dhe çdo vit me kontrollet e KLSH-së i vlerësuar i shkëlqyer. Vetëm Kujtim Lamçen e njohëm menjëherë. –Ku qëndron sekreti që nuk qënke “vrarë” aspak, si djalë i sapo titulluar? –Si për ironi të fatit, për një derë reparti kam hyrë ditën e parë, kam lupuritur dhe për atë derë dola ditën si pensionist…-qeshte Kujtimi. Tipik fjalëpak, Pëllumb Ismaili. Rrallë, por ndizte derën e debatit shpotik. “Tradhëtar”- i thonim Sadik Sulës. Nga shkenca e artileriesë tek “thela” e pilafit. Se diplomimin e bëri më vonë për prapavijë (ekonomi). Kurse Gani Ajazi, aq i gëzuar për takimin, po aq i trazuar që rradhën tjetër të bashkohemi gjithë frymorët e pasardhësit. Rrugëtimi ushtarak i Muço Muçajt mund të përmblidhet me tre dekorime personale. Pas 1996 Sekretar i Dhomës Tregtisë e Industrisë së Fierit. Pronar e biznesmen i suksesshëm edhe tani. – Mos më falenderoni- tha prerazi Muçoja, për pagesën e drekës tonë. Ishte kënaqësia ime edhe për herët e tjera veç të bashkohemi… Jo vetëm për gjestin e tij, por më tepër për fjalinë përmbyllse: “Siç i njohim ne gjurmët tona, të ecin me njohjet dhe lidhjet e fëmijve tonë”.

174 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page