top of page

Merre më shtruar, i nderuar poet!


Prof.dr. Eshref Ymeri

Në Portalin Fjala e Lirë të ditës së sotme, sapo lexova poezinë e poetit të talentuar Vullnet Mato, me titull “Shqiptar, o shqipo fitimtar!..” dhe më bëri shumë përshtypje jo vetëm titulli, por edhe vargu i mëposhtëm:

“O Shqiptar, o shqipo fitimtar me shtatë zemra në gjoks…”.

Nuk e di se ku e paska zbuluar poeti “fitimtarinë” e shqipove?

Si mund t’u quakan fitimtarë shqiptarët, trojet etnike të të cilëve shtriheshin dikur që nga Adriatiku dhe deri në Detin e Zi, që nga Egjeu dhe deri në Danub” dhe tani e shohin veten të katandisur në një territor sa një fushë tenisi? Ajo tragjedi me trojet tona etnike u shkaktua sepse “përçarinë” iliroshqiptarët e kishin dhe vazhdojnë ta kenë edhe sot e gjithë ditën si “artin” e tyre më të parapëlqyer, prandaj edhe nuk qenë kurrë të zotë t’i mbronin trojet e veta etnike nga ardhacakët grekosllavë, të cilët jo vetëm ua rrëmbyen ato troje, por edhe i patën masakruar në mënyrën më barbare

Vargje të tilla patetike u shkojnë për shtat vetëm politikanëve dritëshkurtër dhe gënjeshtarë nëpër fushata zgjedhore, por jo një intelektuali të botës së letrave, i cili për yll karvani duhet të ketë vetëm të vërtetën.

Kleveland, Ohajo

24 prill 2020

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page