top of page

Mentor Serjani: Lëvizje të lëmuara artistikisht dhe estetikisht



 

Balerinë të.vërtetë, kërcimtar dhe valltarë të talentuar, ku lëvizjet janë mjaft të kombinuara dhe të lëmuara artistikisht dhe estetikisht.

 

Angjelina dhe Aleks Dinaku janë dy kërcimtarë dhe valltar të jashtzakonshëm, ata kanë mbi 9 vjet Angjelina, dhe 7 vjet Aleksi, që mësojnë në mënyrë profesionale lloje të ndryshme vallesh dhe kërcimi.Veç talentit të tyre, një indicje të veçantë, jep edhe geni i tyre familjar. Prindërit e tyre janë Iliri nga Berati dhe Alda nga Saranda, që të dy perfekt, e natyrisht edhe krijesat e tyre biologjike, pra fëmijët, nuk ka sesi, të mos ishin të tillë.Nuk do të zgjatemi shumë këtu, se nuk është ky objekti i shkrimit, por meqënse përmendëm qytetet nga vijnë, nuk mund të rrimë pa thënë dy fjalë për to. Berati ështe një qytet muze ,me mbi 25 shekuj histori, me një arkitekturë të jashtzakonshme që i ka dhënë edhe emrin, qytet i një mbi një dritareve, njëkohësisht edhe në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO. Saranda: qyteti emblemë, perla e bregdetit Jon, i cili nën rrezet e diellit dhe kodrave që e rrethojnë reflekton nuancat e papërsëritëshme të blusë. Saranda e njohur që nga antikiteti, ku në ngushticën e saj kaloi Odiseu, lindi legjenda e Eneas etj. Por le te kthehemi tek vallet dhe kërcimi, për të kuptuar më mirë këtë art' të thjeshtë dhe të bukur, që interpretojnë Angjelina dhe Aleksi. Vallet kanë ekzistuar 3000 vjet para Krishtit para gjuhës së shkruar dhe vetëm në fillim të shekullit te 19-të, vallja, u konsiderua si një disiplinë akademike(teoria,praktika,analiza,muzika,historia,kritika etj). Vallet popullore shqiptare, nga të cilat detyrimisht janë ndikuar edhe këta dy artist të rinj në moshë , janë pjesë e kulturës artistike shqiptare, ato janë të lashta dhe dallojnë nga njëra tjetra, në shprehjen e forcës, burrërisë, trimërise etj.Vallet shqiptare kanë emërtimet e tyre ashtu si edhe ato të botës dhe dallohen për stilin, hijeshin, delikatesën, valëzimin etj. Vallja dhe kërcimi janë si një aktrim i thjesht edhe i bukur, hobi dhe stërvitje e shkëlqyer për çdo njeri. Të gjitha këto kanë motivin, formacionin dhe trajtën e tyre. Vallet janë të shumta si ajo Labe,Çame,Pogonishe dhe shumë variacione të tjera si në jug ashtu edhe në veri me emërtesat e tyre përkatëse etj.



Mund të luhen në kërcime masive ose kërcime solistike. E pra gjithë këta element të mësipërm dhe të tjera që do të përshkruajmë më poshtë, i përjetojmë fuqishëm: shpirtërisht, mendërisht,fizikisht, emocionalisht, kur shikojmë Angjelinën dhe Aleksin, të cilët kërcejnë me ritmin e duhur, nën shoqërimin e muzikës, në një sinkron të plotë, si balerinë të vërtetë, me një stilizim të lëvizjeve ,drejt peshim të trupit dhe harmoni me partnerin.Angjelina dhe Aleksi luajn si vallet Europiane, ashtu edhe ato Latine, të parat janë më të ngadalta, ndërsa të dytat janë me ritëm më të shpejtë.Duke parë këta dy kërcimtarë dhe valltarë të talentuar nuk i shpëton dot tundimit shpirtëror, ndjesisë së brendshme shpërthyese,- po pse do thoni ju,-sepse ritmi i tyre është i zjarrtë, gjuha e trupit mjaft shprehëse, mesazhe të qarta dhe të kuptueshme,energji pozitive dhe paqe shpirtërore,ndonjëhere edhe zymtësi në varësi të llojit të valles dhe kërcimit.Por nga se karakterizohet vallja e tyre? Tipari i vecantë i të dyve është finesa dhe krenaria, ata ndjehen si aristokrat të vërtetë në skenë, kanë një temperament dhe pathos të jashtëzakonshëm në kërcim, duke tingëlluar çdo gjë si e gjallë, dhe ç'është më e rëndësishmja: Virtuoziteti i lartë në ekzekutimin e interpretimin e tyre. Siç e thashë edhe në fillim të këtyre radhëve kërcimin dhe këngën duhet ti kesh pasion, ato janë pjesë e kulturës së njeriut në përgjithësi, por në veçanti, ose në kuptimin estetikë të fjalës ato përcjellin: kënaqësi, meditim, ndjenjë, histori etj. Pikërisht këtë që thashë më sipër përcjellin tek ne, natyrisht dhe te një spektator cilësor ,Angjelina dhe Aleksi, por ama jo të gjithë mund të përcjellin ndjenja të tilla, kjo përbën të veçantën, atë që është mbi mesataren,pra dallimin dhe shkëlqimin në këtë art' të bukur. Vallen dhe vallëzimin Angjelina dhe Aleksi na e përcjellin ashtu siç është, një art' më vete,si një shkencë,si një sport, si një pasion që shprehet me lëvizje e për më tepër edhe si një stërvitje për të gjithë

muskujt e trupit e sidomos për mirë funksionimin e zemrës, që na heq stresin e na lehtëson hallet.Mirëpo në valle dhe vallëzim duhet që të gjithë elementët koreografikë të vendosen mirë, një element i dorës së parë është edhe veshja. Veshjet tek femrat janë të shkurtra, të hapura, por edhe të shtrënguara. Ndërsa tek meshkujt janë të përshtatshme , shpesh me ngjyrë të zezë duke reklamuar kështu edhe muskujt e këtyre atleteve kërcimtarë. Si Angjelina dhe Aleksi kanë pasur gjithmonë veshje të mira, gjë që e ka rënduar jo pak buxhetin e familjes.Ata kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme dhe janë vlerësuar me medalje si më poshtë: Angjelina 12 vende të para dhe të dyta në kategorite e meposhtme: Hipo-hop, all ladies,bachata,salsa,Fox trot, Solo American Rumba, Solo cha cha cha.

Aleksi: 3 vende të parë, të dytë , dhe të tretë në: Mambo one dance, Cha cha cha, Mambo one dance.

Aleksi gjithashtu është aktivizuar edhe në sportet luftarake ose sportet e shkathtësisë apo siç quhen ndryshe artet marciale siç është Kung Fu etj . Prej disa vitesh dhe ka marrë shumë vende të para të dyta e të treta në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare të zhvilluara në Greqi, të cilat i ka merituar falë një pune këmbëngulëse të vazhdueshme dhe të përkushtuar në ushtrimin e vazhdueshëm për të arritur mjeshtëri të lartë në çdo teknikë

Për aftësi të larta profesionale Angjelina është thirrur në emisionin televiziv" Pame Paketo" te televizionit Alfa në Greqi me moderatore gazetaren Viki Hatzivasiliu në edicionin e fundit për vitin 2019,të datës 29 qershor së bashku edhe me tri vajza të tjera dhe kanë shoqëruar artistë në zë të greqisë, gjatë interpretimit të këngëve siç janë: Kosta Bigali dhe Polina Misailidou Në fund s'na ngelet gjë tjetër , veç t'ju urojmë, suksese drejt rrugës së bukur por edhe të vështirë të artit të tyre magjik dhe mbreslenës,si dhe një mbështetje të fortë morale nga të gjithë ne,dhe financim nga prindërit si sponsor të" fuqishëm" që janë edhe nga pasioni i atyre vetë.Prindërit mundohen të bëjnë të pamundurën për fëmijtë e tyre.Suksese në vazhdim.

167 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page