
Nga Gëzim Loka
Mendoj: Asgjë. Bëj: Asgjë. Them: Asgjë. E shkuara: Asgjë.
E Sotmja: Asgjë.
E Nesërmja: Të shohim.
Ku ishe dje? Askund.
Ku do të shkosh nesër? Askund.
Një hap para, dy hapa pas.
Ecim njëshkolonë drejt horizonteve të ndritura, me kokën prapa dhe duart para, në kërkim… të xhepave të tjetrit. Kështu jeta vazhdon të ecë përpara me të njëjtin ritëm që ecë përmbrapa!
Comments