Sipas fjalorit shqip, "ndryshe nga krimi i vjedhjes, i cili përfshin marrjen e diçkaje me vlerë përmes forcës ose vjedhjes, mashtrimi mbështetet në përdorimin e keqinterpretimit të qëllimshëm të faktit për të realizuar marrjen".
Nisur nga ky përkufizim, e zgjodha fjalën "mashtrim" për titull të artikullit, sepse më duket më i goditur për të shprehur keqinterpretimet e të huajve, të cilët vjedhin dhe mashtrojnë me përdorimin e tjetërsimeve të së vërtetave historike në tërësi.
I.- Mashtrimi i madh, në bindjen time, ka ndodhur në fallsifikimin dhe tjetërsimin e të shprehurit botërisht: "Kultura e Greqise së lashtë", që mjeshtërisht ka fshirë shprehjen e duhur: "Kultura Pellazgjike".
Për të rivendosur të vërtetën në histori, është mirë që shprehjet e shpeshta "Greqia e lashtë", "kultura në Greqinë e lashtë", etj. të korigjohen duke u shprehur, siç ka qënë: "Pellazgjia e hershme", "Kultura Pellazge". Nëse duam të zbulohen të vërtetat historike, këtu të jetë nisja.
II.- Një tjetër mashtrim që ndodh në histori, është i realizuar nëpërmjet tjetërsimeve, e që gjendet shumë lehtë (mbasi përsëritet shpesh dhe vend e pa vend), është prapashtesa e fjalës "greece". Kjo, fjalë tjetërsuese vendoset pa e humbur rastin në të gjitha toponimet e rajonit të Çamërisë.
E kam trajtuar këtë mënxyrë në çdo rast që nevoitet në shkrimet e mia. Gjatë hulumtimeve në librat historike, në shkrimet greke, në hartat e kudo, në mënyrë të "përsosur" vendoset prapashtesa "greece".
E theksoj që në fillim se fjalën prapashtesë, e konceptoj ashtu siç na e jep "fjalori shqip", e cila "vihet pas rrënjës a pas temës së një fjale për të formuar një fjalë të re ose një trajtë të së njëjtës fjalë". Ja pra, prapashtesa "greece" e përdorur gjithkund nga grekët, posaçërisht në rajonin e Çamërisë, "vihet pas rrënjës së një fjale për të formuar një fjalë të re". Mesa thamë, arrijmë tek dëgjesat greke, që çirret duke llomotitur:
"O njerëz, nuk ka Thesproti, por ka Thesproti greece. Shikoni hartat, a po dëshironi të lexoni librat?. Lexojini, edhe ato shkruajnë po Thesproti greece.
Kush po na e përmend Çamërinë? Ai emër është harruar, fshirë nga historia, gjeografia deri edhe nga librat shkollore".
Përpara këtyre fakteve të përdorimeve mashtruese, sigurisht që lind detyrimi mbrojtës me mjetet dhe mundësitë tona individuale dhe jo heshtjeve, as anashkalimeve të institucioneve shtërore dhe jo shtetërore, të cilat kanë detyrime Kushtetuese.
Për konkretizim ndalemi në disa raste ku vendosen djallëzisht shtesat "greece".
a)- Lexojmë: "Kulti në Thesptoti", pas saj e shoqërojnë në kllapa (Greqia veriore). Kuptohet shtesa "Greqia veriore", kërkon të tjetërsojë atë rajon si pjesë territoriale historike e Greqisë së bashku me banorët e saj. Dihet, absolutisht Thesprotia nuk ka qënë asnjëherë territor grek para vitit 1913 vit i çmenurisë europiane), ashtu dhe banorët e saj të cilët janë, edhe në ditët tona, stërnipa pellazgjikë.
Këtë deklarim e kanë bërë baballarët e historisë, duke filluar nga më e largëta lashtësi, mesjeta dhe koha moderne. Në çdo rrjesht historie referohet se: "thesprotët, kaonët dhe mollosët, nuk kanë asgjë të përbashkët me grekët!".
Ky përcaktim, që vjen nga lashtësia, dhe realisht edhe i sotëm, tregon mashtrimet e fallsifikatorëve grekë dhe disa europianë, të cilët prej 200 viteve shqyejnë rrjeshtat e historisë. Krahas përdorimit të mjeteve të dhunshme në terren, përdorimit të predikimeve të priftërinjëve dhe imamëve, përdorin edhe fjalën "greece" në çdo shkrim, hartë dhe në emrat, toponimet, e kudo në rajonin e Thesproti/Çamërisë.
Përpara kësaj mënxyre (gjëme) që sjellin llomotitsit, fallsifikatorët pseudo historianë, mënyra më e thjeshtë për të kuptuar të vërtetat e rajonit të Çamërisë është shkulja, fshirja e fjalës "greece", në çdo shkrim ku flitet për atë rajonn.
b)- Nekromantia: ishte një tempull i lashtë grek i nekromancisë kushtuar Hadesit dhe Persefonit. Dihet, nuk ishte "tempulli lashtë grek", por "ishte tempull i lashtë pellazgjik".
c)- Pamje ajrore e fshatit Parga e Greqisë. Prap Greqisë!!!
ç)- Në antikitet, Thesprotia ishte e banuar nga fisi i lashtë grek i thesprotëve…. .etj. Gënjeshtër 100%. III.- Përvehtësim me tjetërsim kemi edhe tek identitetet e historianëve të lashtësë pellazgjike. Shumë prej tyre cilësohen ndër shkrime historike si shkrimtarë apo historianë grekë, kur ata nuk kanë lindur në Greqi. Në këto raste abuzohet me shtrirje e Greqisë së lashtë, e cila nuk përfaqësohet me Greqinë e mbas 1820-tës. Për tu kuptuar më qartë Greqia e lashtë është përdorur ashtu siç mund të thuhet sot për Europën. Nëse përmendim një historian të asaj kohe, si historian grek; do të ishte njëlloj sikur sot të quajmë si historian europian. Psh historiani grek Herodoti, nuk ishte grek por aziatik; sikundër sot të themi shkrimtari europian Hugoi, i cili ishte gjerman.
d)- Herodoti lindi në 484 p.K. në një familje aristokrate në Halicarnassus (Azia e Vogël), një qytet në Caria, por na deklarohet si historian grek.
dh)- Straboni lindi në Amasea, para vitit 60 p. Krishtit - vdiq midis viteve 21 dhe 24 pas Krishtit. Edhe për këtë na thuhet se ishte një gjeograf, historian dhe filozof i lashtë grek. Por familja e tij jetonte në Amasea, një qytet në Turqi. Pontus Eusin (atëherë në Kapadoki, sot në Turqi).
e) Homeri mendohet se ka jetuar rreth shek. IX pr. Krishtit. Për datën dhe vendlindjen ka mendime të ndryshme; shkenca ka pranuar Smirnën, (Izmiri i sotëm në Turqi). Ka edhe mendime se ka lindur në Jonia, një rajon i lashtë bregdetar i Azisë sëVogël.
IV.- Tjetërsimet janë përdorur dhe përdoren në çdo drejtim. Nga përvoja kam kuptuar se tjetërsimet preferohen nga ata që nuk kanë historinë të tyre, nuk kanë komb të tyre. Ky fakt i shqetëson deri në verbim, shurdhim, për t'u ngushëlluar, i drejtohen historisë së popujve të tjerë, duke u a vjedhur, tjetërsuar dhe përvehtësuar ato të mira që u mungojnë. U theksua më sipër tek prapashtesat në fshatra, qytete, por ata nuk mjaftohen me kaq, veprimet e prapashtesave i gjejmë edhe tek vjedhja që u bëjnë fjalëve. Nuk arrijnë të krijojnë fjalë gjuhe në rrënjët e tyre, sepse u mungojnë, prandaj rrënjëve të fjalëve shqipe u fusin prapashtesa. A mund të quhet gjuhë kur rrënja është e vjedhur nga një gjuhe tjetër duke i shtuar "bishta"?
Në shqip krevati quhet krevat, në greqisht krevatit të shqipes i shtojnë një "aki" dhe del gjuha greke me fjalën krevataki (κρεβατάκι); e folura thesprote/çame çarçafit i thuhet sendon, por kësaj fjale shqipe, në greqisht i shtojnë një "aki" dhe fjala sendon bëhet fjalë e gjuhes greke "sendonaki" (Σεντονάκι) etj.
V.- Mashtrimet për të tjetërsuar të vërtetat janë të dukshme edhe në ndërrimin e emrave të fshatrave, qyteteve etj. Fenomeni është tepër i njohur dhe i praktikuar nga çdo pushtues. Sa të tilla ndërrime kemi në të 5 trojet tona etnike?. Shumë dhe duhen ndrequr ng5a dy republikat tona shtetërore.
Të kuptohemi, artikulli nuk ka synim përçmim të gjuhëve të huaja, jo aspak, Por përpiqemi të ruajmë rrënjët e gjuhës tonë, të mos lejojmë që nga rrënjët tona të ushqehen degë të huaja. Qëllimi është tek përdorimet keqdashëse me tjetërsime, me vjedhje në shtëpitë e të tjerëve, për plotësim të mangësive në shtëpitë e tyre që, mesa duket edhe atje janë qiraxhinj.
Fahri Dahri. Itali, më 04/11/2021.-
Falenderime për komentin. Në këtë situatë që ndodhemi, ne dhe shumë të tjerë kryejmë një shërbim zemre dhe me lutjen e thjeshtë:
O Zot! Bëji politikanët tanë intelektualë të denjë për Kombin Shqiptar.
Respekte dhe uroime mik i nderuar!
Itali, Fahri Dahri, më 04/11/2021.-
I dashur Fahri,
Ju përshëndes miqësisht për analizën tuaj bukur të argumentuar.
Ju e dini shumë mirë që mbreti i parë i Greqisë, i riu gjerman Otto von Bayern (1815-1867), në moshën 17-vjeçare, sapo vuri këmbën në tokën greke, vendosi të studiojë greqishten. Por vuri re se njerëzit flisnin shqip, prandaj edhe e braktisi studimin e mëtejshëm të greqishtes.
Gazetari, politikani dhe historiani austriak Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861) është shprehur qartë:
“Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek”.
Shqiptarët-arvanitas, megjithëse trima me emër të madh, vërtet e siguruan fitoren e atij revolucioni të ashtuquajtur grek. Por harruan përmbajtjen e dy aforizmave të famshëm që vijnë nga lashtësia: harruan aforizmin e njohur të Platonit (428-348 p.e.r.):