top of page

Me shoferin shqiptar të autobuzit 29-të në Oxfordshire

Revista shqiptare në BM: "Albanian Post"

www.fjalaelire.com

Në foto: Bashkim Rina dhe Fatmir Terziu

Para disa ditësh një nga gazetat më prestigjizoze britanike „The Guardian“ intervistoi Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Britani të Madhe, SH.T. Qirjako Qirko në lidhje me disa probleme të ditës, ku theksi iu vu mungesës së shoferëve në sektorin përkatës britanik të transportit. Kjo krizë vazhdon edhe sot, ndërsa BBC ka trajtuar këtë si një pikë problematike edhe në sekstorin e shërbimit „Taxi“ dhe në atë urban. Dhe për ta bërë këtë të prekshme, por dhe të pikëtakueshme me atë që Ambasadori Qirko e shtroi, kur theksoi se shqiptarët e kualifikuar të drejtimit të makinave të ndryshme janë mjaft dhe janë kudo në Britani të Madhe, ne takuam në një rrugë të thellë rurale britanike shoferin e kualifikuar shqiptar Bashkim Rina.

Bashkim Rina është drejtues i autobuzit numër 29-të, që përkon një zonë tipike, mjaft turistike britanikë në zonën e Oxfordit.

Ai është bërë një shofer i mallrave të rënda (HGV), shofer autobusi dhe ka një patentë të plotë ligjore të drejtimit të makinës dhe ka kualifikim profesional të drejtimit të quajtur Certifikata e Shoferit të Kompetencës Profesionale (CPC)

Ai, pra shoferi shqiptar, sikurse dhe qindra të tjerë, që jetojnë dhe punojnë në Mbretëri të Bashkuar, ka CPC-në e plotë të Shoferit dhe është ligjërisht i lejuar që të drejtoj një HGV, ose autobus si pjesë kryesore të punës së tij. Bashkim Rina ka kryer 4 teste që përbëjnë CPC-në e plotë të shoferit.

Dhe kështu shoferi shqiptar Bashkim Rina, është aktualisht shofer autobusi, sikurse e cituam më lart. Më saktë ai i plotëson të gjitha kushtet që duhen për të drejtuar një autobus, së pari Bashkimi ka një patentë të kategorisë D të automjeteve të rënda. Megjithatë, ai e dinte më parë se të aplikonte se për këtë pikë, ka disa rregulla dhe përjashtime që lidhen me moshën, CPC-në e shoferit (Certifikata e Kompetencës Profesionale) dhe nëse e kishte kaluar testin e drejtimit të mjetit që transporton pasagjerë.

Tashmë ai me autobuzin e kompanisë „Stagecoach Oxfordshire“ përshkruan linjën e tij Headington – Bicester. Autobusi 29, që në disa ndërresa ka në timonin e tij, Bashkim Rinën, niset nga Qendra e qytetit Bicester dhe më pas ka 10 ndalesa që fillojnë nga Greenfields, Upper Arncott dhe përfundon në Manorsfield Road, Bicester Town Centre. Përmbledhja e orarit të autobusit 29: zakonisht fillon të funksionojë në orën 05:45 dhe mbaron në orën 20:15. Ditët normale të punës janë në ditët e javës, dhe në këto ditë ju do të dëgjoni mjaft herë fjalët përshëndetëse të udhëtarëve vendas që i drejtohen tashmë shqiptarit në timon: „Thank You Driver. E ndonjëherë edhe Faleminderit!, pasi tashmë ata e dinë se ai është shqiptar.

E ndërsa ne e pyesim se si ndjehet? Ai pa hezitim na thotë se është mjaft i lumtur, krenar që i shërben sadopak këtij komuniteti, që është në detyrën e punën e tij, të cilën e pëlqen mjaft. Ai thotë, po, natyrisht që po, jam i gatshëm të ndihmojë, nëse më kërkohet në të gjitha drejtimet, dhe ndjehet krenar, që i jepet mundësia të kthej sadopak mirësi për të gjithë atë që ka bërë Britania e Madhe për Kombin e popullin shqiptar në momente të vështira. Nuk mund të harrojmë ndihmën britanike për Kosovën, na thotë Ai.

@copyright www.fjalaelire.com

478 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page