Me rastin e kalimit të tij në amshim


HEJMS PËRDU

NDËRROI JETË AMBASADORI XHEJMS PËRDU: NJË KONTRIBUES I

VYER I PAQËS DHE DREJTËSISË NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Nga Frank Shkreli

Shumica e diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë amerikanë të cilët gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin e shekullit XXI kanë lenë gjurmë të pashlyeshme në promovimin e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ppër shqiptarët kudo, si për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për arsye të moshës, po zhduken një nga një. Jam i mendimit se ua kemi borxh të pakën t’i kujtojmë me një THANK YOU – me rastin e kalimit të tyre në amshim – për kontributin që kanë dhënë për lirinë due për të drejtat e shqiptarëve. Pasi besoj, se falë angazhimit të tyre bota shqiptare, në përgjithësi, megjith problemet e shumta me të cilat përballet sot, është mirë se ç’ishte 30-vjetë më parë.


Me 2 Qershor, 2021 ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, njëri prej këtyre burrave, ish-Ambasadori amerikan Xhejms Përdu. Ambasadori i ndjerë ka shërbyer, ndër të tjera poste, si ambassador i Shteteve të Bashkuara në Bullgari, por unë kam pasur privilegjin dhe nderin ta njihja Ambasadorin e nderuar gjatë shërbimit të tij n