top of page

Me rastin e 89 vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit me famë botërore, Aleksandër Moisiut


        Nga Vasil Premçi

 

 

        Me rastin e 89 vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit me famë botërore, Aleksandër Moisiut

 

    Klasikët e artit, Pirandelo, Stefan Cvjagu, Shaljapini, e të tjerë… për aktorin e famshëm me origjinë shqiptare

 

            Por origjinën e Aleksandër Moisiut, nuk ka gabuar vetëm Pirandelo, por edhe mjaft regjizorë e kolegë të tij të tjerë, aktorë, si edhe shkrimtari me famë botërore,  Stefan Cvajgu, i cili e njeh atë si italian. Pretendimeve të tyre, se ai ishte me origjinë gjermane, italiane apo çifute, aktori i madh u përgjigjet me këmbëngulje: “Jam shqiptar”. 

        Por vetëm në një dukuri, të gjithë  ata nuk kanë gabuar:… se zëri i tij, me  një timbër të ëmbël dhe melodioz, mëkohej aq ngrohësisht nga dielli i mesdheut… 


 



Në përshëndetjen që i bën  Pirandelo, A. Moisiut, i drejtohet:

 

    Përshëndetje dhe ftesë

 

Përshëndes patriotin tim të madh Aleksandër Mosiun, të cilin e ndiej për detyrë që ta falenderoj përherë si një nga interprtuesit më të përkryer të shumë personazheve të mia. Para së gjithash më ka ardhur thellësisht keq, i dashur Moisi, në Henrin Tuaj të IV-ërt, i cili, sic më kanë  njoftuar, ishte interpretimi më i bukur, që ka patur ky rol. Nuk mund ta admiroja personalisht. Dhe unë shpresoj që ju të vini së shpejti te ne në Itali të na  shfaqni Henrin tuaj dhe personazhet e tjera të shumtë, që i ka ripërtrirë gjinia juaj. Ju shtrëngoj fort dorën nga larg, miqësht.

           



 Por me sa duket nuk mund të besohej se një vend i vogël dhe i varfër si Shqipëria  mund t’i jepte kulturës dhe skenës botërore një aktor aq të jashtëzakonshëm. Në një intervistë dhënë shtypit të huaj në vitin 1917, Aleksandër Moisiu deklaronte: “Babai im rrjedh nga një familje shqiptare, një pjesë e së cilës ende edhe sot vazhdon të jetojë në Shqipëri. Unë zotëroj një certifikatë qytetare të lëshuar nga qeveria e përkohshme e Princ Vidit”.

            Vendi ku ai u lind në vitin 1879, është Trieste, edhe pse në moshën 4- vjeçare dhe deri sa mbushi 20 vjeç jetoi në qytetin e Durrësit. Pasaporta shqiptare që ai  kërkoi më shin iu dha nga shteti shqiptar më 1934. Pas shumë kërkesash ndaj autoriteteve të Shqipërisë gjatë vitit  1933, më 1934 arrin të marrë pasaportën e vendlindjes, së bashku me të shoqen Johana Tervi.

Kohët e fundit, mësohet edhe për ekzistencën e një certifikate pagëzimi të Aleksandër Moisiut e lëshuar nga zv.metropoliti i Kavajës dhe që hedh një dritë të re në faktet dhe dokumentet për origjinën e aktorit. Bëhet fjalë për dy shkresa zyrtare të ruajtura në Arkivin Qendror dhe që i referohen legalizimit të certifikatës së pagëzimit të Aleksandër Moisiut.         

 



    

Edhe Stefan Cvajgu besonte se Aleksandër Moisiu ishte me origjinë italiane. Ai do të shkruante për aktorin me famë botërore:

       “Zëri i tij ishte më harmonik, më depërtues, më melodioz, më i butë sesa zërat gjermanë, në të spikaste një melodiozitet i ngrohtë, plot diell, të dukej sikur ishte Juga ajo që e kishte sjellë në flatrat e saj, duke kapërcyer male”.

Dhe  vijon:

            “Kush ka patur fatin e lumtur ta njihte nga afër, e di se gjëja që bënte më me pasion Aleksandër Moisiu, ishin diskutimet dhe debatet në temë filozofiko-morale. Debatet e nxehta në këto tema më janë të paharruara. Ku jeni, o net të gjata, kur rrinim tok me të, me mikun tim të shpirtit, me më të shtrenjtin e miqve dhe ai merrte zjarr, jepte e merrte si dinte ai për çështje të filozofisë dhe të moralit... Kurse unë vetë do të kujtoj edhe mbrëmjet e kaluara me të në rini, çastet kur rrija me sy të mbyllur për të shijuar dhe për të depërtuar sa më thellë në muzikën mahnitëse të zërit të tij magjepsës, që përsëri i hapja për të mos lënë të më shpëtonte asnjë lëvizje e tij; do t’i gjallëroj në kujtesë takimet pas shfaqjeve, kur suleshim ta përqafonim kush e kush më i pari, në mos, të paktën, t’i preknim pak dorën...”.

Moisiu ka lindur në Trieste më 2 prill 1879, me baba nga Kavaja dhe nënë arbëreshe. Babai i tij, Moisi Moisiu, ishte një tregtar dhe në vitin 1860 transferohet në Trieste, ku njeh edhe gruan e tij të ardhshme, Amelia de Radën. Kur Aleksandri mbushi 4 vjeç, familja e tij u rikthye në Shqipëri.            

Pasi kishte kaluar fëmijërinë e tij në Durrës, në Trieste dhe në Graz, kur mbushi 20 vjeç, Aleksandër Moisiu u sistemua përfundimisht me nënën e tij dhe dy motrat në Vienë.   Me përkrahjen e aktorit austriak Josef Kainz, pikërisht aty nisi karriera e aktorit të ri që në vitet e mëvonshme të shekullit XX do të shndërrohej në një nga personazhet më të mëdha të skenës evropiane.             

Më vonë Moisiu u transferua në Pragë dhe mandej në Berlin, ku gjeti përkrahjen e Max  Reinhardit. Bëri një turne shfaqjesh me trupën teatrale të   Reinhardit    dhe 100 trupa ndërkombëtare të tjera në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës Jugore dhe Veriore. Akoma i pakrahasueshëm me askënd tjetër mbetet roli i Fedias në "Kufoma e gjallë", e Leon Tolstoit, interpretuar 1 400 herë prej tij dhe i shikuar nga më shumë se gjysmë milionë spektatorë në botë. Moisiu ndoqi Ansamblin “Reinhard” në Rusi në 1911-ën dhe u duartrokit shumë në Shën Petërburg nga kritiku dhe dramaturgu Anatoli Lunaçarski (1875-1933) për interpretimin e Edipit. Duke u bërë një aktor universal, repertori i tij i interpretimeve përfshinte krijimtarinë e dramaturgjisë evropiane që nga tragjedianët e lashtë  Grekë e deri te shkrimtarët modernë të shek XX. Ai ishte i pari në Evropë që interpretoi karaktere nga Strindbergu, Tolstoi, Çehovi, Pirandelo, Hofmanstali etj. Midis roleve të tjerë, për të cilët Aleksandër Moisiu mbahet mend në veçanti, janë Hamleti, Fausti, "Kufoma e gjallë" e Tolstoit dhe Dubedati në "Dilema e Doktorit" të George Bernard Shoë. Megjithëse ishte kryesisht aktor teatri, Aleksandër Moisiu luajti në  10 filma nga viti 1910 deri në vitin 1935, nga të cilët 7 filma pa zë dhe 3 me zë. Aleksandër Moisiu vdiq më 22 mars të 1935-ës. Aleksandër Moisiu vdiq vetëm një vit më vonë dhe varri i tij gjendet pranë liqenit të Luganos në Zvicër.


        Këngëtari i famshëm rus i operës dhe dhomës, Fjodor Ivanoviç Shaliapini. (bass i lartë), shkruan:

 

“Djali” ynë

 

Pas një mbrëmjeje të lodhshme të shfaqjes turne në Operan Shtetërore të Vjenës…po darkoj i lodhur  në një restorant, kur dëgjoj befas një zë të dashur, të këndshëm që thërret emrin tim. Duke u kthyer shoh “djalin” simpatik, siç e quanim, dhe  edhe një herë  tingëllon përzemërsisht “Fjodor Ivanoviç, i dashur Fjodor Ivanoviç…sa i gëzuar jam që po ju takoj këtu!

-“Moisi”, thërras unë, “i dashur Moisi, të përshëndes me zemër!”

           Tërë mbrëmjen më tregoi për shokët e mi të mirë, për punën, teatrin, Rusinë dhe lodhja ime kishte ikur.    

“Sapo jam kthyer  nga atdheu  juaj, i mrekullueshëm”, më thotë Moisiu, “ kam luajtur atje teatër, shumë dhe me jehonë. Publiku juaj, është shumë entuziast!”…

Mbrëmjen tjetër në teatrin Popullor Gjerman shoh mikun tim në pjesën “Konti fon Charolais”. Ai luan personazhin kryesor, emrin e të cilit mban vepra. Dhe si e luan! Unë dola krejt i magjepsur nga shfaqja dhe i shastisur  nga forca, e cila shpërthente  nga trupi  thuajse i ëmbël dhe i brishtë. “Bravo, bravissimo, Moisi!”. Kështu bërtita në pushime dhe në mbyllje të shfaqejes. Ishte e mrekullueshme dhe nuk do të harroj kurrë mbresën mposhtëse të qenies së tij. Mirupafshim, shoku im i dashur, Moisi!

 

Kanë thënë për Moisiun:

 



         "Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtetë që kërkoja". Max Reinhard, reformator i skenës gjermane.

        "Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu është lindur për të interpretuar Hamletin dhe vetëm Hamletin, vetëm ai".         



Max Brod, shkrimtar dhe mik i ngushtë i Franc Kafkës."Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë më parë asnjëherë në skenën botërore të artit".                    


Franc Kafka, shkrimtar. "Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë më parë asnjëherë në skenën botërore të artit".



Ndërsa K. Stanislavski shkruan:

"Një artist edhe një njeri kaq i madh sa Moisiu, i përket të gjithë botës".

29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page