top of page

Me kutin tonë


Pjesa II

Të matemi dhe vlerësohemi

me kutin tonë.

Në rrethanat kohore të perandorive që kanë shkelur truallin iliro-epirot dhe në vazhdimin e mbas Mesjetës dardano-arbëroro-epirot, si gjithë popujt e tjerë, sipas etnive përkatëse i janë përshtatur dhe përkushtuar zhvillimit të jetës në kushtet e caktuara prej ligjeve dhe dogmave perandorake, gjë që nuk mund të bënin dallim nga e përgjithshmja edhe vetë perandorët, zyrtarët apo komandantët, vezirët etj.

Në këndvështrimin tim, këto veprime e mosveprime janë rrjedhojë, në disa raste edhe e egos së individit, apo froni shtetëror krijon vetvetiu "kultin" e individit, i cili bën shkëputjen nga "rrënjët". Ose ndodh nga mungesa e konsultimit me ndonjë institucion të specializuar për hartimin, projektimin dhe orientimin në zbatim të taktikave dhe strategjive të ruajtjes, mbrojtjes dhe zhvillimit të vendit dhe shoqërisë tonë në të gjitha drejtimet e jetës. Nuk mund të mos ndikonte tek ish prijësat, sjellja e një thënieje të urtë: "Pushteti imponon vullnetin e tij, i bazuar në një pakicë të organizuar me fuqi: polici, ushtri, korrupsion"?. Mendoj se, ndofta me përjashtime shumë të rralla, individët që përfshihen në pushtet e humbasin kontrollin e llogaridhënies si ndaj vetvetes, ashtu dhe ndaj shoqërisë prej nga kanë dalë. Fenomen tepër i dukshëm tek ne edhe në këto tre dekadat e fundit.

Rol të rëndësishëm në realizimin e Amanetit ndërbrezni luan qenia dhe ndërgjegjja e "liderit" shqiptar. Aktualisht jemi në situatë jo shumë të dëshirueshme, kjo sepse vërtet ekziston "qënia"e liderve në të dy shtetet, por mungon "ndërgjegja", përgjegjshmëria ndaj seriozitetit të këtij kryeveprimi mbarëkombëtar. Ka munguar dhe mungon institucioni i trajnimit të "elitës së lidërve udhëheqës".

Ka kohë që institucioni "KËSHILLI I TË URTËVE", duke mos u ngritur dhe konsoliduar, dëmton rëndë në të gjitha strukturat përbërëse të shtetit.

Vettingu nxorri në dritë kalbëzimin e sistemit të drejtsësisë, të sistemit të shëndetësisë, të politikës, të administratës, etj. Brenda tranzicionit, qeverisjet e paafta, lejuan korrupsionin galopant në çdo qelizë ekonomie, në arsim, kulturë, ushtri, shumica e mediave përkrahin, ose janë kthyer në zëdhënëse të partive politike, të cilat në disa raste nëpërmjet skenarëve me lajme të rreme,mes shpifjeve, trillimeve kanë tronditur thellë, me veprimet e tyre, mbarë shoqërinë.

Së fundi autori me të drejtë shtron pyetjen: "Cila është rruga jonë, në këta kushte, kur krejt bota po vjen vërdallë si e dehur?!".

Askush nuk e diskuton lirinë e ushtrimit të cilitdo besim fetar nga kushdo. Po kështu edhe bindjen objektive të shqiptarëve kudo ndodhen se primare, e para dhe mbi të gjitha ka qenë dhe mbetet etnia. Sikundër dihet që: "Atdheu nuk diskutohet mbrohet".

Të gjitha shtetet Ballkanike kombin tonë e kanë luftuar dhe e luftojnë me mënyra dhe metoda të ndryshme, qendrime që i kemi ndeshur edhe me shtetet jo ballkanike. Dhe arësyet dihen.

* E para është etnia-pasardhshmëria jonë pellazgjike.

* E e dyta është besimi fetar ndryshe nga shtetet që nuk na honepsin.

Janë këto dy parime principiale që na ndajnë, por me rëndësi jetike mbasi prej tyre është siguruar mbijetesa dhe identitetit.

* Drejt shtrohen problemet lidhur me besimet fetare qoftë ai katolik, ortodoks, apo mysliman. Besime këto që i kemi edhe ne, shqiptarët. A kemi ndonjë veçanti të qendrimit real ndaj tyre që nuk "honepset" nga të tjerët? Mendoj se po. Për këtë "veçanti" ndryshe, duhet mbajtur parasysh fakti që tek shqiptarët kemi një "kripto besim" ndaj të tre besimeve!. Është fakt që shumica jonë nuk shquhemi për pratikim rigoroz ndaj riteve fetare. Duke qenë "kripto" kuptohet qartë se besimet fetare historikisht shqiptarët i vendosin mbas etnisë së tyre.

Kjo veçanti duhet theksuar dhe mbajtur parasysh.

* Tjetra është armiqësia, urrejtja e të tjerëve ndaj nesh. Pa numuruar ngjarjet e rënda historike që kanë rënduar në kurriz të etnisë sonë, sepse tashmë dihen, nuk mund të fajësohet vetëm shqiptarizma për goditjet e thella që ka pësuar në dy themelet e tij që janë: coptimi i trojeve dhe asimilimi në greqizim dhe sllavizim. Dihet që perandoria romake nisi e para coptimin në katër provinca, ku pjesa veriore e truallit etnik u sllavizua, ndërsa një pjesë e popullsisë së Arbërisë në Mesjetë emigroi në Greqi, u greqizua dhe sot, megjithëse e mban mbiemrin e vendit nga është larguar (arvanitas), betohet në ortodoksi dhe e quajnë veten kombas grekë. Paradoks. Një fakt që arvanitasit duhet të ndërgjegjësohen se etnia dhe besimi fetar nuk kanë vartësi nga njëra tjetra dhe po sa të kuptohet kjo, ata duhet ta ç'fakterizojnë. Këto të vërteta, na tregojnë se jo tërësisht fajtorë kanë qenë shqiptarët, por kryesisht kanë qenë dhe janë të huajt, të cilët të bashkuar, krijuan shumicë dhe nëpërmjet forcës dhe përdorimit të kishave dhe xhamive na kanë zvogluar, duke mbetur në ⅓ (një të tretën), në mos dhe më pak.

Ju faleminderit dhe shpresoj edhe në mirëkuptimin tuaj.

Itali, 10/03/2021.

Studjues: Fahri Dahri

25 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page