top of page

Me këtë rast në Podcast


Me këtë rast në Podcast

Nga Fatmir Terziu


Gjatë muajve të fundit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ardhur për të personifikuar kulturën e terapisë në formën e saj më absurde. Ai vazhdimisht ka kërkuar të përdorë rolin e tij si një Lider i famshëm për të promovuar projekte të shumta të lidhura me terapinë politike dhe konsumatore globale. Dhe ai e ka kthyer vazhdimisht platformën e tij publike në një lloj divani terapisti të politikës vetiake, duke zbuluar detajet më debatuese dhe ektravagante të paraqitjes së tij, shpesh në kurriz të vetë familjes së tij poltike, duke anashkaluar kodin etik dhe moral me të cilin origjina e kësaj partie është njohur.

Por qasja në këtë politiko-terapi e Kryeminsitrit Rama, tani mund të shkoj më tej. Ndërrhyrjet e fundit në problemet e Kosovës, natyrisht dhe argumentet e tij pa pyetur vetë Kosovën zyrtare, duket se po ndikojnë edhe në një vesh, që për momentin mbetet tipologjik europian, e që ndëshkon pas shpine Kosovën, e në anën tjetër një vesh shurdh, që dëmton edhe atë pak 'patriotizëm' që ka mbetur në parcelat poltike shqiptare. Drejtuesit e organizmave të ndryshme politike dhe nacionaliste me këtë rast gjithashtu thuhet se janë më pak të kënaqur me idenë e madhe të Ramës për një seri të re podcastesh dhe idesh që shkojnë përtej të gjithë marrëveshjeve. Me sa duket, pas atyre me fituesin e BB Vip, ai donte të intervistonte liderë botërorë, përfshirë edhe ish-Presidentin e SHBA, Bill Klinton, të cilin tashmë e ka ftuar zyrtarisht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të lejuar mësimin global dhe arsyen me ndikimin e tyre dhe traumat e shoqërisë. Ndoshta ai mendon se mund ta zgjidhë problemet teraupatike të politikës së zyrës, si në rastin e fundit të Kukësit, duke i rekomanduar me anë të podcastit shoqërisë së heshtur e të përfjetur, disa teknika të mira meditimi (Rama natyrisht është kryemistri, dhe ai e di më mirë se kushdo deri ku hyn dhe ndikon ligji).

Natyrisht, Rama nuk gabon kur mendon se njerëzit e famshëm, pa përjashtuar edhe Klinton, u pëlqen të flasin për traumat dhe se një podcast mbi betejat personale do të shkonte mirë në peizazhin tonë terapeutik mediatik. Problemi, natyrisht, është se të gjithë janë në të. Rrëfimtari është kthyer në një institucion mediatik kudo me një shkelje të syrit, apo dhe me një shkas për hir të meditimit, dhe heshtjes intelektuale. Figurat publike janë praktikisht në radhë për të mbajtur përpara fëmijërinë e tyre të tmerrshme dhe jetët e tyre të traumave dhe dhimbjeve psikologjike, që natyrshëm reflektojnë dhe në situatën me të cilën mund të shihet sot ajo çfarë ndodh dhe prezantohet. Në këtë treg të ngopur, ju mund të shihni pse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tani po përpiqet të dallohet.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Përpjekja e Ramës, së fundi për ta projektuar veten si Lideri i kulturës politike të terapisë është deri diku një ide e nisur fillimisht, si e suksesshme në favor të situatës së vetë në kahun e Rilindjes. Pasi situata në anën tjetër, në kahun e Opozitës, tashmë është një kaos më vete, kjo pikë duket se është koha më e mirë për të shfrytëzuar dhe ngritjen e zërit, sikurse ndodhi me drejtuesit e kadastrave, apo dhe me arsyen të bëjë këtë një realitet tashmë pas zgjedhjeve lokale, dhe madje dhe si një ulërimë për deputetët, që me sa duket duhet të kenë kujdes për listat që do të hartojë lideri i tyre së shpejti. Dhe për një moment edhe kjo u përfol shkitazi nga mediat.

Ishte intervista disa minutëshe e Ramës me fituesin e BB dhe me Kryebashkiakun e zgjedhur socijalist të Shkodrës për podkastin e refklektimin e tillë me fitimtarë, ishte natyrshëm thelbi i kësaj forme të terapisë. Me fjalët e veta, ky podcast feston rrëmujën e të qenit njerëzor dhe inkurajon të intervistuarit e famshëm të shfaqin cënueshmërinë e tyre dhe të jenë të sinqertë në lidhje me betejat dhe mangësitë e tyre. Ky ishte një rol, si një substancë e gjoja e dedikuar e privilegjit rilindas, që Rama e përqafoi me arrogancë dhe si gjithnjë edhe me entuziazëm.

Në këtë arsye, me këtë shtysë, këto ditë, lexova një libër të quajtur Kultura e Terapisë, që në thelb është shkruar për të kritikuar zgjerimin e terapisë nga një mjedis klinik në çdo dimension të jetës publike. Kjo kulturë ka vazhduar me shpejtësi që atëherë, duke gërryer dallimin midis jetës sonë të brendshme dhe asaj të jashtme. Rama është një produkt i qartë i kësaj epoke. Ai prej vitesh është i angazhuar në një lloj rrëfimi publik të pafund, që natyrshëm ka në pikënisje jo thjesht „Kurban“-in e tij, por të gjithë talentin që lidhet me të qenit ndryshe, artist me shije ndryshe, politikan me shije ndruyshe, angazhues me shije ndryshe, e në tërësnë e vetë gjërave që bën dhe i bën ndryshe.

Por te kjo ndryshe, e përsëritur dhe e përsëritur, tek kjo enigmë formative e tipit Rama, ne shohim se sa e dëmshme mund të jetë kultura e terapisë për elasticitetin dhe marrëdhëniet tona me përditësinë, problemet e jetës, ikjen dhe largimin masiv të rinisë, papunësinë, kushtet dhe çmimet e tejskajshme, situatat e ristë e sjelljes së vazhdueshme agresive, e mjaft e mjaft të tjera. Në podkastërinë e kohës kjo formë është një risi që të vendos në gjumë, pra një metodë alla-përrallë me gjyshe të lodhura e të dërmuara nga faturat dhe agresiviteti i kohës. Këtu janë dhimbje që nuk shkojnë tek dhimbjet.

Në fund, ka vetëm kaq shumë përralla që mund të tregohen për dhimbjen, saqë podcastet do të ishin një formë e re kërpullore pas shiut. Dhe ka shumë të famshëm atje që tashmë kujdesen për këtë kulturë për rrëfim të vazhdueshëm, dhe natyrisht në këtë udhë po ecën edhe ish-Ministri i Jashtëm i Rilindjes. Formatit me këtë rast me siguri i mungojnë burimet intelektuale dhe emocionale për t'u bërë një version tipologjik i turmës. Por ndërsa ambicia e këti formati po merr udhë dhe ngasje të tjera, tentativa shkon ndoshta më tej se kuptimi për të qenë një tkurrje në botë mund të jetë penguar, kultura e pashëndetshme terapeutike që ky formatim filloi të mishërojë pa dyshim s'do të jetojë se s'ka kush ta dëgjojë.

26 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page