Me 73 poezitë e këtij libri të konturuara në 6 cikle


Natasha Lako çmon pasurinë e gjuhës, që sipas saj, nën penën e Preçit bëhet e papërsëritshme dhe e pandashme nga ai

“Një e tretë dashuria”, një kulm në poezinë e Preç Zogajt

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

  • “Poetë si Preç Zogaj e konsiderojnë Poezinë – Universin Shpirtëror të Njeriut – dhe misionin e tyre poetik si astrologët, që nuk rreshtin së kërkuari për yllësi dhe galaktika të reja”,-shkruan ndër të tjera Rudolf Marku në parathënien e këtij libri

“Një e tretë dashuria”, libri fitues i çmimit të parë “Gjergj Fishta” në eventin kushtuar 150 - vjetorit të lindjes së poetit të madh dhe korifeut të Rilindjes sonë Kombëtare përcakton një kulm në ecurinë e botimeve të Preç Zogajt. Është një vepër shumëpërmasore që sjell tek lexuesi poezinë e dashurisë njerëzore. Ky vlerësim për poezinë e tij nuk vjen thjeshtë nga pena të rastësishme, por nga poetja e mirënjohur Natasha Lako dhe nga poeti i parë laureat, Rudolf Marku. Kjo u duk fare qartë edhe në spektaklin poetik që UET organizoi në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar në Art Turbina për librin më të ri me poezi të Preç Zogajt “Një e tretë, dashuria”, botim i UET Press. Në këtë spektakël, Natasha Lako, ndër poetet më të mira shqiptare do të evidentonte shpagimin që vjen me fytyra të bukura, festën e gjuhës ku çdo fjalë e të gjithëve lulëzon në fjalën e poetit, një marrëdhënie kjo që e zbulon vetëm Preç Zogaj. Lako evidenton shpagimin e vuajtjes nëpërmjet dashurisë njerëzore që në poezitë e këtij libri vjen si citat për dashurinë, si një shpërthim i brendshëm i gjuhës. Brenda një linje të tërë të letërsisë shqipe, Lako evidenon mjeshtrinë e poetit P.Zogaj, i cili si askush tjetër bën edhe bashkimin e traditës. Për këtë ajo sjell në vemendjen e lexuesiit dy poezitë e ciklit të pestë “Pjetër Bogdani”dhe “Me Rudolf Markun në kafe ‘Çokolatino”.

Kështu, nëse tek e para: “…Me trastën në shpinë Pjetri- shenjt i zëvendësuar para lindjes,/varet drejt shtegut ku do ta vrasin…”, tek e dyta : “…Rudolfi është më i mirë se Rudolfi/ Unë jam më i mirë se unë”. Mjaftojnë qoftë edhe këto vargje për të kuptuar se si nëpërmjet metaforës poezia prodhon afërinë mes detajeve jetësore e njerëzore, filozofike e artistike, që kurrë nuk i kemi menduar më parë se ato do të mund të bashkëjetojnë të veshura me artin e fjalës së bukur. Ndaj dhe e madhja poete Natasha Lako çmon pasurinë e gjuhës, që sipas saj, nën penën e Preçit bëhet e papërsëritshme dhe e pandashme nga ai. Duke e konsideruar këtë libër një vëllim që të befason, ajo thotë se Preçi e di vendin e vetë në poezi dhe se me këtë libër ai ka fituar veten. “Ka një lulëzim fjala dhe këto kurora pemësh janë njerëzit. Çdo fjalë lulëzon në mënyrën e vet te Preçi dhe është e papërsëritshme. Fjala zë një vend të çuditshëm që nuk e ke te asnjë poet tjetër. Është një marrëdhënie që e zbulon vetëm Preçi. Për mua kjo është një nga gjërat më të bukura, që tr